LAJMI I FUNDIT:

Dhjetë transferimet që mund të ndodhin para se të përfundojë afati kalimtar i transferimeve

Dhjetë transferimet që mund të ndodhin para se të përfundojë afati kalimtar i transferimeve

Kanë mbetur edhe dhjetë ditë nga mbyllja e afatit kalimtar në Ligën Premier, derisa klubet po tentojnë që t’i realizojnë marrëveshjet e fundit.

Sportsmail ka bërë një listë me dhjetë transferimet që mund të realizohen në këto ditë, ndërsa më 9 gusht mbyllet afati në Angli.

Nicolas Pepe – Arsenal

Skuadra londineze po e kërkon me ngulm  transferimin e sulmuesit të Lilles, mirëpo marrëveshja ende nuk është arritur. Sipas mediave angleze Gunner janë afër kompletimit të transferimit, gjersa kanë oferuar 80 milionë euro për shërbimet e Pepes.

Shanset e transferimit: 4/5

Wilfried Zaha – Everton

Sulmuesi afrikan dëshiron të largohet nga Crystal Palace në këtë afat, derisa Evertoni po këmbëngul që ta transferojë atë në këtë afat. ‘The Eagles’ po kërkojnë 89 milionë euro nga shitja e anësorit, mirëpo Toffess nuk ofrojnë më shumë se 70 milionë

Shanset e transferimit: 3/5

Wilfried Zaha (Foto: Getty Images/Guliver)

Harry Maguire – Manchester United

Në javën e kaluar u raportua nga mediat në Angli se Djajtë e Kuq kanë arritur marrëveshje me Leiceterin për transferimin e mbrojtësit anglez për 80 milionë euro. Maguire thueht se e dëshiron kalimin në Old Trafford, e që në këtë javë mund të kompletohet marrëveshja.

Shanset e transferimit: 4/5

Ryan Sessegnon – Tottenham Hotspur

Fulahmi është i gatshëm që ta shesë në këtë afat Sessegnon, por kërkon 30 milionë euro për shërbimet e lojtarit. Tottenham ka ofruar 15 milionë euro dhe bonuset, derisa marrëveshja mund të arrihet në shumën e 25 milionë eurove.

Shanset e transferimit: 4/5

Kieran Tierney – Arsenal

Skuadra londineze ka disa muaj që po e kërkon transferimin e mbrojtësit të majtë, por Celticu po kërkon një shumë të lartë. Sipas mediave angleze, Tierney e do kalimin në Emirates, gjersa ende nuk është arritur marrëvehsja në mes të dyja klubeve.

Shanset e transferimit: 4.5/5

Bruno Fernandes – Manchester United

United ka kohë që tenton ta transferojë mesfushorin portugez që shkëlqeu në sezonin e kaluar te Sporting Lisbona. Skuadra portugeze po kërkon 80 milionë euro nga shitja e mesfushorit, por oferta e Djajve të Kuq nuk kalon më shumë se 70 milionë.

Shanset e transferimit: 4/5

Romelu Lukaku – Inter/Juventus

Largimi i tij është çështje kohës. Manchester United po i kërkon 89 milionë euro nga shitja e sulmuesit belg, derisa Juventusi dhe Interi po tentojnë që ta mbyllin marrëveshje me shkëmbimin e Paulo Dybalas, respektivisht Mauro Icardit.

Shanset e transferimit: 5/5

Paul Pogba – Real Madrid

Paul Pogba ka bërë të ditur se e dëshiron një aventurë të re, me Zinedine Zidanen që po i kërkon shërbimet e tij nga Los Blancos. United nuk heq dorë aq lehtë nga francezi, pasi kërkon 150 milionë euro nga shitja e tij.

Shanset e transferimit: 2/5

Leroy Sane – Bayern Munich

Bayern Munich insiston në transferimin e anësorit gjerman, por Manchester City kërkon 100 milionë euro. Bavarezët nuk janë të gatshëm ta ofrojnë atë shumë, pasi tashmë kanë ofruar 80 milionë.

Shanset e transferimit: 3/5

Giovani Lo Celso – Tottenham

Një tjetër marrëveshje që është afër të mbyllet. Mesfushori argjentinas thuhet se është pajtuar me kushtet e ofruar nga Spurs, mirëpo Real Betis kërkon më shumë 70 milionë euro.

Shanset e transferimit: 3/5. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori