LAJMI I FUNDIT:

“Detaje tronditëse, përplasje e kërcënime me vdekje” – Gjyqi i Johnny Depp ndaj Amber Heard që bëri bujë të madhe në 2022

“Detaje tronditëse, përplasje e kërcënime me vdekje” – Gjyqi i Johnny Depp ndaj Amber Heard që bëri bujë të madhe në 2022

Çështja e shpifjes e ngritur nga aktori Johnny Depp kundër ish-bashkëshortes së tij, Amber Heard, tashmë ka marrë fund pasi një juri prej shtatë personash vendosi unanimisht në favor të aktorit amerikan.

Por çfarë i parapriu rastit? Marrëdhënia e Depp dhe Heard filloi më shumë se një dekadë më parë dhe përfundimisht kaloi në atë që duket të ketë qenë një martesë toksike.


Çifti janë ndarë në vitin 2016. Ata kanë qenë në ‘luftë’ për një shkrim të Heard që e publikoi në “The Washington Post” në vitin 2018, në të cilin e përshkruante mbijetimin e dhunës në familje – pa e përmendur Depp.

Amber Heard dhe Johnny Depp

Depp paditi për 50 milionë dollarë dëmshpërblim apo 47 milionë euro. Juria njëzëri zbuloi se Heard nuk mund të vërtetonte pretendimet e saj kundër Depp dhe se ajo e dinte se pretendimet e saj për abuzim ishin të rreme kur ajo publikoi esenë e saj të vitit 2018.

Juria i dha Depp dhjetë milionë dollarë apo nëntë milionë euro si dëmshpërblim dhe pesë milionë dollarë dëmshpërblim apo katër milionë euro në padinë e tij për shpifje.

Gjyqi i Johnny Depp kundër Amber Heard: Çfarë dihet deri më tani?
Lexo po ashtu Gjyqi i Johnny Depp kundër Amber Heard: Çfarë dihet deri më tani?

Heard nga ana tjetër kishte paditur artistin për 100 milionë dollarë apo 94 milionë euro.

Kundërpadia e Heard përqendrohej rreth tre deklaratave të bëra nga ish-avokati i Depp, Adam Waldman në vitin 2020 për Daily Mail, në të cilat ai i përshkroi akuzat e Heard për abuzim si një “mashtrim”.

Juria zbuloi se Depp, nëpërmjet Waldman, shpifte Heardin në një pikë. Juria i dha Heard dy milionë dollarë si dëmshpërblim apo afro dy milionë euro.

Më poshtë ua sjellim disa detaje në lidhje me marrëdhënien e Depp dhe Heard deri në çështjen gjyqësore:

2009

Depp dhe Heard janë takuar gjatë xhirimeve të “The Rum Diary”, një film i bazuar në romanin e Hunter S. Thompson. Depp luajti Paul Kemp, një gazetar që shpërngulet në Puerto Riko dhe bëhet i fiksuar pas Chenault, të luajtur nga Heard, i cili është i fejuar me një biznesmen.

2012

Depp dhe Heard filluan të takohen që nga ajo kohë, sipas dokumenteve të gjykatës nga Heard. Në të njëjtin vit, Depp dhe partnerja afatgjatë Vanessa Paradis i japin fund lidhjes së tyre 14-vjeçare.

Amber Heard

2014

Heard është parë me një unazë fejese dhe Depp duket se e konfirmoi këtë më vonë gjatë intervistave që kishte dhënë.

Përfundimisht, fejesa konfirmohet në The Daily Mail.

2015

Heard dhe Depp martohen në një ceremoni private. Çifti vihet nën kritika për futjen e qenve të tyre, Pistol dhe Boo, në Australi.

Dyshja më vonë publikuan një video të ‘zymtë’ faljeje.

Heard është akuzuar përfundimisht për importimin e paligjshëm të Pistol dhe Boo në Australi dhe një akuzë për prodhimin e një dokumenti të rremë.

Johnny Depp

2016

Në maj, artistja bëri një kërkesë për divorc dhe i jepet një urdhër ndalimi i përkohshëm kundër tij.

Heard pretendon se Depp e kishte gjuajtur me telefon teksa e kishte lënë të mavijosur.

“Gjatë gjithë marrëdhënies sonë, Johnny Depp ka qenë abuziv verbalisht dhe fizikisht me mua”, thotë Heard në një deklaratë. “Ai është shpesh paranojak dhe temperamenti i tij është jashtëzakonisht i frikshëm për mua”.

Ajo shkruan se po jetonte “nga frika se Johnny do të kthehet në shtëpinë tonë pa paralajmërim për të më terrorizuar, fizikisht dhe emocionalisht”.

Policia nuk kishte bërë akuza ndaj Depp, i cili gjithashtu mohoi të ketë sulmuar aktoren.

Më pas, në një deklaratë të përbashkët, çifti njoftuan se kanë zgjidhur divorcin.

“Marrëdhënia jonë ishte shumë pasionante dhe nganjëherë e paqëndrueshme, por gjithmonë e lidhur nga dashuria”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se Heard do të dhuronte çdo të ardhur nga marrëveshja për bamirësi.

2017

Divorci i çiftit u finalizua.

2018

Heard shkroi një ‘op-ed’ (opinion – editorial) për “The Washington Post” në qendër të padisë për shpifje.

Në artikull, ajo theksoi: “Unë u bëra një figurë publike që përfaqësonte abuzimin në familje dhe ndjeva forcën e plotë të zemërimit të kulturës sonë për gratë që flasin”.

Artikulli i Heard përmend përvojën e saj me abuzimin nga fëmijëria e saj deri në moshën madhore. Nuk e kishte përfshirë emrin e Johnnyt.
Në thelb të artikullit, Heard kërkon mbështetje për gratë që përjetojnë dhunë në familje.

2019

Depp e padit Heardin për shpifje, duke pretenduar se artikulli i Post ishte një mashtrim i Heard për të krijuar shtyp pozitiv për veten e saj. Depp gjithashtu pretendoi se ajo nuk është viktimë e dhunës në familje.

Depp kërkoi 50 milionë dollarë dëmshpërblim apo 47 milionë euro.

2020

Një incizim i Heard që dyshohet se ka goditur Depp është publikuar nga Daily Mail.

Më vonë, në Mbretërinë e Bashkuar zhvillohet një gjyq për shpifje për gazetën britanike “The Sun” duke e quajtur Depp një “abuziv”.

Ish-partnerja e Depp, Paradis, mbron atë teksa në një deklaratë ka vënë se pah se aktori është ‘larg’ nga një person i dhunshëm.

Ylli i “Sleepy Hollow” më pas bëri disa pretendime se Heard kishte lidhje me biznesmenin Elon Musk dhe aktorin James Franco.

Në nëntor, një gjykatës mban anën e The Sun.

“Viktimat e abuzimit në familje nuk duhet të heshtin kurrë dhe falënderojmë gjyqtarin për konsideratën e tij të kujdesshme dhe falënderojmë Amber Heard për guximin e saj në dhënien e dëshmive në gjykatë”, thuhet në një deklaratë të gazetës.

Pas vendimit, Depp poston një deklaratë në Instagram duke thënë se i ishte kërkuar të largohej nga “Fantastic Beasts”.

“Dëshiroj t’ju bëj të ditur se më është kërkuar të jap dorëheqjen nga Warner Bros nga roli im si Grindelwald në ‘Fantastic Beasts’ dhe unë e kam respektuar dhe pranuar këtë kërkesë”.

2021

Heard kundërshton Deppin për 100 milionë dollarë apo mbi 93 milionë euro.

2022

Më 11 prill, fillon gjyqi njëjavor për shpifjen, me Heard dhe Depp që paraqiten në gjykatë në Fairfax County, Virginia.

Në deklaratën hapëse, avokati J. Benjamin Rottenborn lexon tërësinë e shkrimit të Heard në Post para jurisë dhe u thotë atyre se aktorja ushtroi të drejtën e saj për lirinë e fjalës.

Më 19 prill, Depp merr qëndrimin dhe dëshmon gjatë katër ditëve. Avokatët e Depp parashtrojnë prova të abuzimit të dyshuar të Heard, ndërsa avokatët e Heard fokusohen në përdorimin e drogës dhe alkoolit në të kaluarën e Depp, mesazhe me tekst dhe regjistrime, duke pretenduar se aktori ka kryer dhunën.

Ndërsa ishte në tribunë, Depp pretendon se Heard do të nxiste argumente dhe do të përshkallëzonte grindjet e tyre. Në fund të dëshmisë së tij katër-ditore, kur u pyet se çfarë kishte humbur për shkak të shkrimit të Heard në Post, Depp thotë: “Asgjë më pak se gjithçka”.

Në fillim të majit, Heard pushoi firmën e saj të marrëdhënieve me publikun “Precision Strategies”. Heard thuhet se ishte frustruar nga mbulimi negativ që ajo kishte marrë pas dëshmisë së Depp. Skuadra e re e Heard udhëhiqej nga David Shane.

Gjatë ditës së parë të dëshmisë së saj më 4 maj, Heard pikturon një foto të një burri që luhatej midis varësisë aktive dhe maturisë, gjë që ajo tha se e bënte të vështirë vazhdimin e marrëdhënies.

Amber Heard

Ylli i “Aquaman” pretendon se ndërsa ishte në një pushim me Depp në maj 2013, ai kërkonte kokainë në pjesët e saj intime. Ajo përshkruan raste të tjera të abuzimit të supozuar, duke përfshirë kohën kur Depp dyshohet se e goditi për herë të parë.

Më 24 maj, skuadra e Heard e pushoi çështjen e saj. Ekipi i Depp i kërkoi Gjykatësit të Gjykatës së Qarkut, Penney Azcarate, të hedhë poshtë kundërpadinë e Heard, e cila ishte e pasuksesshme.

“Johnny ka marrë mjaftueshëm zërin tim dhe të drejtën për të treguar historinë time. Unë kam të drejtë të them se çfarë ndodhi … Kam të drejtën si amerikan të flas për atë që më ndodhi. Për të zotëruar historinë time dhe të vërtetën time”, tha biondja.

Më 27 maj, juria dëgjon argumentet përfundimtare dhe fillon diskutimin.

Juria, e përbërë nga shtatë anëtarë dhe dy zëvendësues, kthehet në diskutime më 31 maj pas festës së Ditës së Përkujtimit (Memorial Day).

Më 1 qershor, juria merr një vendim. Juria konstaton unanimisht se Heard shpifi kundrejt Deppit, duke i dhënë atij pesë milionë dollarë dëmshpërblim dhe dhjetë milionë dollarë dëmshpërblim.

Juria gjithashtu i ka dhënë Amberit dy milionë dollarë si dëmshpërblim në kundërpadinë e saj.

Pas vendimit, Depp thotë se “juria ia ktheu jetën”.

Më 25 maj, Depp kthehet në tribunë. “Është çmenduri të dëgjosh akuza për dhunë, dhunë seksuale, që ajo më atribuohet mua, për të cilën më akuzon”, thotë Depp, kur u pyet se si ishte të dëgjoje dëshminë e Heard.

Heard gjithashtu është rikthyer në tribunë më 26 maj përpara se të mbyllë argumentet. Ajo thotë se është përballur me kërcënime me vdekje që nga fillimi i gjyqit.

“Që nga fillimi, qëllimi i këtij rasti ishte zbulimi i së vërtetës, pavarësisht nga rezultati”, thuhet në deklaratën e tij. “Të thuash të vërtetën ishte diçka që ua detyroja fëmijëve të mi dhe të gjithë atyre që kanë qëndruar të palëkundur në mbështetjen time. Ndihem i qetë duke e ditur që më në fund e kam arritur këtë”.

Heard thotë se ajo është “zemërthyer” nga vendimi.

“Jam edhe më e zhgënjyer me atë që ky vendim do të thotë për gratë e tjera”, thuhet në deklaratën e saj. “Është një kthim prapa. Ajo e kthen orën në një kohë kur një grua që foli mund të turpërohej dhe poshtërohej publikisht. Ajo kthen prapa idenë se dhuna ndaj grave duhet marrë seriozisht”.

Që nga përfundimi i gjyqit, Depp është paraqitur në MTV Video Music Awards, ku befasoi audiencën duke u shfaqur si ‘Moonman’ (Njeriu i Hënës). Ai gjithashtu njoftoi një turne evropian të verës 2023 me grupin e tij, Hollywood Vampires, dhe ai do të drejtojë një film për herë të parë në një çerek shekulli.

Ai gjithashtu u shfaq në edicionin e katërt të sfilatës së modës “Savage X Fenty”.

Amber Heard dhe Johnny Depp

Në tetor, Heard paraqiti një përmbledhje duke hedhur bazat për të apeluar vendimin e jurisë.

Në nëntor, më shumë se 130 njerëz, përfshirë Gloria Steinem, dhe organizata në fushën e mbrojtjes së të drejtave të grave dhe ndërgjegjësimit të dhunës në familje dhe sulmeve seksuale nënshkruan një letër të hapur për të mbështetur Heard.

Më 19 dhjetor, Heard njoftoi në një postim në Instagram se ajo zgjidhi çështjen e shpifjes.

“Është e rëndësishme për mua të them se nuk e zgjodha kurrë këtë”, shkroi ajo.

“Unë mbrojta të vërtetën time dhe duke e bërë këtë e dija se jeta ime ishte shkatërruar. Fyerja me të cilën jam përballur në mediat sociale është një version i përforcuar i mënyrave në të cilat gratë riviktimizohen kur dalin përpara”.

Ajo falënderoi mbështetësit e saj dhe ekipin ligjor dhe u zotua se “nuk do të kërcënohet, zhgënjehet apo dekurajohet nga ajo që ndodhi për të thënë të vërtetën”.

Për të përmbledhur gjithë këtë histori që bëri bujë të madhe në 2022, lajmet kryesore që vodhën vëmendje ishin:

*Mes gjyqit me Amber Heard – Johnny Depp publikon një video të ish-gruas duke e tradhtuar me Elon Musk dhe James Franco

*Johnny Depp pretendon se Amber Heard ose shoqja e saj kanë kryer nevojën në shtratin e tij dhe më pas e kanë mbuluar me çarçafë

*“Buzë të fryra dhe mavijosje në sy”, pamje tronditëse që tregojnë se Amber Heard ka ushtruar dhunë ndaj Johnny Depp?

*Amber Heard thuhet se humbi 11 kilogramë për shkak të abuzimit të Johnny Depp

*Mes lotësh, vazhdon rrëfimi i Amber Heard: Johnny Depp fuste gishtat në pjesë intime për të kërkuar kokainë

*Amber Heard përshkruan anën e errët të Johnny Depp: Më tha se mund të më vriste

*“Më goditi me grusht, u përpoq të më mbyste me jastëk” – Amber zbulon se përdori grim më të rëndë në një emision për të mbuluar lëndimet që ia shkaktoi Johnny Depp

*Krevati e muret me gjak, flokët e shkulura në tokë – detajet makrabre nga gjyqi i famshëm Amber Heard-Johnny Depp

*Sytë e ënjtur dhe me mavijosje në muajin e mjaltit, Amber Heard thotë se fotografia e Johnny Depp është bërë me ‘photoshop’

*Kush është Camille Vasquez? Avokatja që mori gjithë vëmendjen në gjyqin e Johnny Depp kundër Amber Heard

*Ish-partnerja e Johnny Depp, Kate Moss pritet të dëshmojë në gjyqin e tij me Amber Heard

*Amber Heard: Njerëzit duan ta vrasin fëmijën tim, duan ta fusin në mikrovalë

*Bëhet virale videoja e Amber Heard në gjyq, ku hiqej sikur po shkruante në një letër
/Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Magazina
Romeo dhe Heidi shijojnë bashkë çaste intime në suitën private, në Big Brother VIP Albania

Romeo dhe Heidi shijojnë bashkë çaste intime në suitën private, në Big Brother VIP Albania

Magazina
E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Kalo në kategori