LAJMI I FUNDIT:

Sytë e ënjtur dhe me mavijosje në muajin e mjaltit, Amber Heard thotë se fotografia e Johnny Depp është bërë me ‘photoshop’

Sytë e ënjtur dhe me mavijosje në muajin e mjaltit, Amber Heard thotë se fotografia e Johnny Depp është bërë me ‘photoshop’

Amber Heard pretendoi se një fotografi e Johnny Depp ku shfaqet me sytë e nxirë është bërë me ‘photoshop’.

Avokatja e Depp, Camille Vasquez, prezantoi një imazh nga muaji i mjaltit i çiftit në 2015, që tregon aktorin e “Pirates of the Caribbean” me mavijosje poshtë syve.


Ylli i Hollywoodit, duke pozuar së bashku me ish-bashkëshorten e tij dhe tre të tjerë, dukej se kishte lëndime të dukshme dhe ënjtje në fytyrë.

Foto: MEGA

Heard deklaroi së fundmi, “E kam parë këtë foto më parë dhe ai nuk është lënduar. Ky është një photoshop”.

Biondja pohoi se në këtë udhëtim Depp e goditi atë me shuplakë në fytyrë, e kapi nga qafa dhe e shtyu pas murit të një vagoni, megjithatë nuk ka asnjë provë të lëndimeve të supozuara të Heard.

Chris Rock: Mund t’iu besoni të gjitha grave përveç Amber Heard
Lexo po ashtu Chris Rock: Mund t’iu besoni të gjitha grave përveç Amber Heard

Vasquez tha: “Kjo është e vetmja foto nga muaji juaj i mjaltit që tregon dikë të lënduar”.

Heard pohoi se muaji i saj i mjaltit me Depp ishte ‘i qetë’ derisa ai filloi të pinte ‘alkool’.

Foto: EPA

“Vetë udhëtimi me tren ishte i qetë derisa Johnny filloi të pinte alkool. Ai tashmë kishte filluar të pinte shampanjë”, tha Heard.

“Ai po qëndronte në dysheme. Po përpiqesha t’i hiqja krahët nga qafa ime dhe ai po më shtrëngonte qafën për një kohë shumë të gjatë”.

“Sa herë që më tërhiqte nga makina, më përplaste pas murit. Mbaj mend që u përpoqa t’i hiqte krahët e tij nga qafa dhe mbaj mend që donte të më vriste”, vazhdon rrëfimi i aktores.

Truproja e Deppit, Malcolm Connolly, kishte deklaruar javë më parë në gjyq se e kishte parë artistin me lëndime në fytyrë.

Foto: Reuters

Ai theksoi se kurrë nuk kishte parë ndonjë dhunë fizike mes të dyve, por dëshmoi se i dëgjonte Deppin dhe Heard duke u grindur shpesh.

Edhe pse nuk ishte dëshmitar i ndonjë dhune, roja i sigurisë i tha gjykatës se përfundimisht filloi të vërejë gërvishtje dhe lëndime në fytyrën e Depp.

Në gjykatë më pas iu shfaq fotografia e bërë nga Connolly në muajin e mjaltit të Depp dhe Heard.

Foto: YouTube

Johnny e kishte paditur ish-bashkëshorten për shpifje pas një shkrimi të bërë në Washington Post në 2018, ku tha se ishte viktimë e dhunës në familje. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Magazina
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Magazina
Krijoi fustan për Jennifer Lopezin, flet Diana Qerimi: Sot ka qenë një prej emocioneve më të mëdha, e kam admiruar që kur isha e vogël

Krijoi fustan për Jennifer Lopezin, flet Diana Qerimi: Sot ka qenë një prej emocioneve më të mëdha, e kam admiruar që kur isha e vogël

Egzona Shigjeqi
Kalo në kategori