LAJMI I FUNDIT:

“Më goditi me grusht, u përpoq të më mbyste me jastëk” – Amber zbulon se përdori grim më të rëndë në një emision për të mbuluar lëndimet që ia shkaktoi Johnny Depp

“Më goditi me grusht, u përpoq të më mbyste me jastëk” – Amber zbulon se përdori grim më të rëndë në një emision për të mbuluar lëndimet që ia shkaktoi Johnny Depp

Amber Heard ka përshkruar nevojën për të përdorur grim në mënyrë që të mbulojë lëndimet e saj të shkaktuara nga Johnny Depp gjatë paraqitjes në emisionin e James Corden.

Aktorja tha se mendoi se do të vdiste duke pretenduar se Depp e goditi me grusht në kokë dhe u përpoq ta mbyste me një jastëk.


Mbrëmjen tjetër në dhjetor 2015, ajo u shfaq në “The Late Late Show” për të promovuar filmin e saj “The Danish Girl” dhe tha se duhej të fshihte mavijosjet e plagët e marra.

Amber Heard (Foto: AP)

Ajo tha në gjyq se ekipi i saj i grimit duhej t’ia mbulonte plagët me një grim më të rëndë e buzëkuq për të fshehur buzën e gjakosur.

Mes lotësh, vazhdon rrëfimi i Amber Heard: Johnny Depp fuste gishtat në pjesë intime për të kërkuar kokainë
Lexo po ashtu Mes lotësh, vazhdon rrëfimi i Amber Heard: Johnny Depp fuste gishtat në pjesë intime për të kërkuar kokainë

“U shqetësova se nuk do të mund të fshihja mavijosjen dhe ënjtjen. E mbajta me akull gjatë gjithë natës dhe të nesërmen e kontrollova në pasqyrë për të parë nëse mund t’i ikja, që do të thotë ta fsheha, që të mund të paraqitesha”, tha ajo.

“Ata punuan rreth mavijosjes duke e mbuluar me grim të rëndë, grim më të rëndë se grimi normal që mbulonte mavijosjen”.

Amber Heard (Foto: Backgrid)

“Më kujtohet se buza ime ishte ende e gjakosur dhe e fryrë, kështu që bëmë buzëkuq të kuq, super të rëndë dhe më kujtohet shumë mirë në atë kohë që nuk kishim zgjedhje në ngjyrë, dhe kjo ishte një nga ngjyrat e mia të preferuara për ta vënë”, vazhdoi ajo.

“Me këtë rast nuk kishim zgjidhje sepse duhej të fshihnim buzën time të gjakosur”.

Koka e Amber Heard (Foto: Backgrid)

Ajo shtoi: “Bëra atë që bëja gjithmonë: u thashë njerëzve se pata një aksident”.

Duke përshkruar dhunën e natës së kaluar, Heard tha në gjyq dje se si Depp e goditi vazhdimisht me grusht në kokë dhe e tërhoqi zvarrë për flokë.

“Ndjeva dhimbje të forta, është një nga të paktat kujtime që kam për dhimbje fizike”.

Amber Heard (Foto: EPA)

“Nuk mund të merrja frymë. Mbaj mend që u përpoqa të bërtas dhe nuk mund të bërtisja duke pasur një jastëk mbi”, tha mes tjerash Heard.

Sulmi i supozuar ndodhi në mars 2015 në Australi në shtëpinë e tyre me qira, ku aktori jetonte gjatë xhirimeve të “Pirates of the Caribbean 5”. /Telegrafi/

Amber Heard (Foto: Reuters)

Në trend Magazina

Më shumë

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshim drastike në pamje

Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Magazina
Krijoi fustan për Jennifer Lopezin, flet Diana Qerimi: Sot ka qenë një prej emocioneve më të mëdha, e kam admiruar që kur isha e vogël

Krijoi fustan për Jennifer Lopezin, flet Diana Qerimi: Sot ka qenë një prej emocioneve më të mëdha, e kam admiruar që kur isha e vogël

Egzona Shigjeqi
Kalo në kategori