LAJMI I FUNDIT:

Çfarë do të ndodh me afatin kalimtar veror te klubet e mëdha evropiane – blerjet dhe largimet e secilës

Çfarë do të ndodh me afatin kalimtar veror te klubet e mëdha evropiane – blerjet dhe largimet e secilës

Përfundimi i Ligës së Kampionëve më 1 qershor e mbyll sezonin 2018/19 dhe fillon afati kalimtar veror, ku priten disa transferime të mëdha nga klubet evropiane, ku nuk do të mungojnë as shpenzimet marramendëse.

Klubet si Real Madrid, Atletico Madrid dhe Manchester United do të kërkojnë të rindërtojnë skuadrat e tyre, ku synojnë të kthehen në majen e klubeve të elitës.


Barcelona, Bayern Munich, Paris Saint Germain, Juventus dhe Manchester City do të investojnë shuma marramendëse po ashtu duke synuar edhe trofeun e Ligës së Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Marca ka bërë një analizë të situatës së secilit klub të madh evropian.

Pas një sezoni të keq, Real Madridi pritet të fillojë të freskojë skuadrën. Ardhja e Eder Militao ka qenë nënshkrimi i tyre i parë për edicionin e ardhshëm, ndërsa Eden Hazard pritet të nënshkruajë pas përfundimit të finales në Ligës e Evropës midis Chelseat dhe Arsenalit.

Luka Jovic është i zgjedhuri për ta përforcuar sulmin, ndërsa Christian Eriksen, Paul Pogba dhe Donny van de Beek janë kandidatë për mesfushën.

Ndërsa lojtarët që presin të largohen nga Santiago Bernabeu janë: Gareth Bale, Isco, Keylor Navas, James Rodriguez dhe Mateo Kovacic, së bashku me disa të tjerë.

Mbrojtja e Atletico Madridit praktikisht është çmontuar, pas largimit të Lucas Hernandezit, Diego Godinit, Juanfranit dhe Filipe Luisit.

Po ashtu Santiago Arias dhe Nikola Kalinic gjithashtu priten të largohen.

Po ashtu klubi ka vendosur klauzolë për Rodrin, ku 70 milionë euro janë vënë për largimin e tij.

Atletico ka lëvizur tashmë për tre lojtarë të Portos, Alex Telles, Hector Herrera dhe Felipe Monteiro, ndërsa Mauro Icardi, Edinson Cavani dhe Paulo Dybala janë kandidatë për të zëvendësuar Antoine Griezmannin.

Manchester United nuk arriti të kualifikohet në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm, por ata ende kanë fuqinë financiare për të blerë lojtarët më të mirë.

Përsa i përket daljeve, Ander Herrera, Antonio Valencia, Alexis Sanchez, Juan Mata dhe Marcos Rojo do të largohen nga Old Trafford.

E ardhmja e Paul Pogba dhe David de Gea mbeten ende enigm.

Pasi nënshkroi me Frenkie de Jongun, Barcelona është afër arritjes së një marrëveshjeje me Ajaxin për Matthijs de Ligt dhe Antoine Griezmannin.

Për t’i mbledhur paratë e nevojshme, klubi do të duhet të shes disa nga lojtarët, përfshirë edhe Philippe Coutinhon.

Nuk përjashtohen as largimet e Samuel Umtitit dhe Ivan Rakiticit.

Jasper Cillessen do të largohet nga klubi, ndërsa Malcom, Nelson Semedo, Marc Cucurella, Andre Gomes dhe Denis Suarez mund të shiten për të grumbulluar fonde.

Edhe pse ata janë gati të arrijnë titullin e shtatë të radhës në Bundesliga, Bayern Munich janë të etur që të nënshkruajnë me disa lojtarë, si sulmuesi RB Leipzig, Timo Ëerner, pastaj mesfushori i Bayer Leverkusen, Kai Havertz dhe Callum Hudson Odoi i Chelseat.

Deri më tani 118 milionë euro janë shpenzuar për Lucas Hernandezin, Benjamin Pavardin dhe Jann-Fiete Arpin.

Largimet e menjëhershme janë Rafinha, Arjen Robben dhe Franck Ribery.

Trajneri i Paris SaintGermain, Thomas Tuchel e pranoi se dëshiron të nënshkruajë tre ose katër lojtarë.

Donny van de Beek i Ajax, Idrissa Gueye i Everton, Tanguy Ndombele o Lyon, Allan i Napoli dhe Andre Herrera i Manchester United.

David de Gea është gjithashtu në listën e dëshiruar, ndërsa PSG janë të interesuar edhe për Filipe Luis, Nicolas Pepe ose James Rodriguez.

Adrien Rabiot dhe Gianluigi Buffon do të largohen këtë verë, ndërsa emrat e tjetër që do tu kërkohet klub janë: Jese Rodriguez, Thomas Meunier, Julian Draxler, Layvin Kurzaëa, Christopher Nkunku dhe Stanley Nsoki.

Aaron Ramsey tashmë ka rënë dakord të bashkohet nga Arsenali në Juventus, ndërsa Zonja e Vjetër është gjithashtu e interesuar për Adrien Rabiotin.

Lojtarët si Miralem Pjanic dhe Paulo Dybala mund të largohen, nëse vjen një ofertë e kënaqshme.

Pep Guardiola është në kërkim të një mbrojtësi, dy mesfushorëve dhe një sulmuesi.

Për momentin, emrat veç janë bërë të ditur, me Harry Maguire i Leicester, mesfushori i Atleticos, Rodri, por edhe ai i Lyon, Houssem Aouar.

Eliaquim Mangala, Nicolas Otamendi dhe Ilkay Gundogan do të largohen. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori