LAJMI I FUNDIT:

‘Bomba’ e Bartomeu pas dorëheqjes: Klubet e mëdha janë gati për Superligën e Evropës, Barcelona ishte pro pjesëmarrjes

‘Bomba’ e Bartomeu pas dorëheqjes: Klubet e mëdha janë gati për Superligën e Evropës, Barcelona ishte pro pjesëmarrjes

Josep Maria Bartomeu ka dhënë dorëheqje si president i Barcelonës të martën në mbrëmje, ndërsa në një fjalim për largimin e tij, ka thënë se kishte rënë dakord të bashkohej me projektin e Superligës së Evropës.

Bartomeu si president i Barcelonës kishte rënë dakord në parim për t’u bashkuar me një ligë të shkëputur, ku do të ishin përfshirë të gjitha skuadrat më të pasura nga ligat më të pasura në kontinent.


Midis atyre klubeve që thuhet se gjithashtu kanë shprehur mbështetjen e tyre janë Real Madrid, PSG, Atlético Madrid, AC Milan, Inter, Bayern Munich, Liverpool dhe Manchester United.

Superliga e Evropës, mund të mbajë emrin “Liga Premier Evropiane”, dhe ka për qëllim të jetë një garë e pavarur e njëjtë me stilin e NBA ku do të ishin 18 skuadra dhe me play-off përfundimtar.

Mësohet se ky kampionat do të mbështet nga banka JP Morgan, të cilët kanë ofruar një kredi prej 5 miliardë eurosh për organizatorët e ligës së propozuar.

Nëse vazhdon, edicioni i parë i Superligës Evropiane është planifikuar të zhvillohet në shtator 2022, disa muaj para Kupës së Botës në Katar.

Sipas mediave të ndryshme duke përfshirë Sky Sports dhe Sports Illustrated, klube si Real Madrid dhe Atlético kanë ndjekur në mënyrë aktive skenarin së bashku me Barcelonën.

Pronarët e Liverpool dhe Manchester United, përkatësisht Fenëay Sports Group dhe familja Glazer, thuhet se janë akterët kryesorë në kërkimin e financimit nga Wall Street.

Në anën tjetër UEFA është kundër dhe e sheh si rrezik të Ligës së Kampionëve.

Vetë kryetari i UEFA-s, Aleksander Ceferin, ka thënë qartë në disa raste se shtëpia e futbollit evropian është kundër një Superlige. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Një rast identik si ai i Yamal ka ndodhur edhe në Ligën Premier – por a u pranua goli?

Një rast identik si ai i Yamal ka ndodhur edhe në Ligën Premier – por a u pranua goli?

Ndërkombëtare
Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
PSG-ja janë të vendosur për ta zëvendësuar Mbappen me top yllin e Barcelonës pas largimit

PSG-ja janë të vendosur për ta zëvendësuar Mbappen me top yllin e Barcelonës pas largimit

Ligue 1
Zlatan Ibrahimovic ia rekomandon legjendën holandeze Milanit për trajner të ri

Zlatan Ibrahimovic ia rekomandon legjendën holandeze Milanit për trajner të ri

Serie A
Kalo në kategori