LAJMI I FUNDIT:

Batatina: Një pakujdesi na kushtoi me humbje, kampionati është i gjatë

Batatina: Një pakujdesi na kushtoi me humbje, kampionati është i gjatë

Llapi është mposhtur nga Drita para adhuruesve të vet me rezultat minimal 1-0.

Një gol i vonshëm i Almir Ajzerajt ka bërë që skuadra gjilanase t’i marrë tre pikët nga kjo ndeshje derbi.


Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka thënë se nuk i shfrytëzuan rastet dhe kjo i kushtoi me humbje të ndeshjes.

“Në pjesën e parë nuk i kemi shfrytëzuar rastet. Kur nuk i shfrytëzon rastet, vjen deri te pësimi. Në çdo aspekt kemi dominuar në të dy pjesët. Na kushtoi një pakujdesi. Ndoshta portieri ka mundur ta kapte topin”.

Drita tregon forcën edhe në Podujevë, mposht Llapin për të marrë fitoren e pestë radhazi
Lexo po ashtu Drita tregon forcën edhe në Podujevë, mposht Llapin për të marrë fitoren e pestë radhazi

“Pritej momenti për të dhënë golin dhe të fitojmë ndeshjen. Por në derbi vendosin detajet. Djemtë e kanë dhënë maksimumin”, ka thënë Batatina.

Batatina u ankua edhe për ndarjen e drejtësisë, duke thënë se futbollistët e tij po ndëshkohen shumë lehtë, teksa ka theksuar se ende është herët dhe gjatë rrugës do të gabojnë edhe Drita e Ballkani.

“Llapit shumë lehtë po iu jepen kartonët. Skuadrës kundërshtare asnjë karton i vetëm, por kjo është përgjegjësi e arbitrit. Një detaj ka vendosur ndeshjen”.

“Ne do të mendojmë për ndeshjen e radhës. Edhe Drita ka skuadër të mirë. Ne e kemi bërë maksimumin. Nuk arritëm t’i fitojmë tri pikët”.

“Kampion bëhesh kur u mposht skuadrat më poshtë në tabelë. Rrugëtimi është i gjatë. Do të gabojnë edhe Drita edhe Llapi edhe Ballkani. Sot është dashur të fitohet ndeshja. E kemi ditur se Drita luan kështu, pa vizion të qartë”, tha Batatina. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Granit Xhaka me 'predhën' e radhës në Bundesliga – super goli i tretë sezonal me fanellën e Bayer Leverkusen

Granit Xhaka me 'predhën' e radhës në Bundesliga – super goli i tretë sezonal me fanellën e Bayer Leverkusen

Bundesliga
Lista me trajnerët që kanë fituar më së shumti trofe – Ancelotti vetëm i pesti

Lista me trajnerët që kanë fituar më së shumti trofe – Ancelotti vetëm i pesti

Ndërkombëtare
Barcelona gjen zëvendësuesin e Lewandowskit në Angli

Barcelona gjen zëvendësuesin e Lewandowskit në Angli

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Kalo në kategori