LAJMI I FUNDIT:

Drita tregon forcën edhe në Podujevë, mposht Llapin për të marrë fitoren e pestë radhazi

Drita tregon forcën edhe në Podujevë, mposht Llapin për të marrë fitoren e pestë radhazi

Drita ka marrë fitore të madhe në udhëtim te Llapi me rezultat minimal 0-1.

Dy skuadrat në pjesën e parë luanin me shumë kujdes kryesisht në mes të fushës pa pasur shumë raste për shënim.


Kësisoj 45 minutat e para përfunduan me rezultatin baras 0-0.

Edhe pjesa e dytë ishte e qetë sa i përket rasteve të shënimit, pasi si vendasit ashtu edhe mysafirët luanin me shumë kujdes.

Për të parë golin e parë në ndeshje, tifozët e shumtë në shkallët e stadiumit ‘Zahir Pajaziti’ u desh të prisnin minutën e 81-të.

Një harkim i bukur i Kastriot Selmanit në zonë bëri që Almir Ajzeraj ta dërgojë topin në rrjetë në tentimin e dytë për t’i dhënë epërsinë mysafirëve.

Raddy Ovouka pati një rast të artë shënimi për mysafirët, por i vetëm me portierin Avdyli dështoi të shënonte.

Deri në fund Drita ruajti epërsinë dhe mori tre pikë të arta nga udhëtimi i vështirë në Podujevë.

Me këtë fitore Drita ngritët në pozitën e dytë në tabelë me 21 pikë, derisa Llapi zbret një pozitë më poshtë me 19 sosh.

Ndeshjen e ardhshme Drita e pret Lirinë në Gjilan, derisa Llapi luan në udhëtim te Dukagjini i Klinës. /Telegrafi/