Zyrtare: Drenica emëron Jeton Mehmetin trajner të ri të skuadrës


Drenica ka bërë zyrtare emërimin e Jeton Mehmetit në pozitën e kryetrajnerit të skuadrës së parë për sezonin 2026/27.
Klubi nga Skenderaj ka njoftuar se Mehmeti do të udhëheqë ekipin në edicionin e ri, duke marrë përgjegjësinë për realizimin e objektivave të klubit.
Në stafin teknik të Drenicës do të jetë edhe Lulzim Dërguti, i cili është emëruar në rolin e asistentit të trajnerit.
Dërguti, trajner nga Skenderaj, pritet të sjellë përvojën dhe përkushtimin e tij në mbështetje të punës së ekipit.
Përmes një komunikate zyrtare, Drenica u ka uruar suksese Mehmetit dhe Dërgutit në detyrat e reja, duke shprehur besimin se puna, angazhimi dhe fryma ekipore do ta ndihmojnë klubin të arrijë rezultate të reja.
"Mirë se erdhët në familjen kuqezi dhe suksese! Së bashku për ngjyrat kuq e zi", thuhet në njoftimin e klubit.
Me emërimin e stafit të ri teknik, Drenica nis përgatitjet për sezonin 2026/27 me synimin për të ndërtuar një ekip konkurrues dhe për të arritur objektivat e vendosura nga drejtuesit e klubit./Telegrafi/











































