Barcelona, klubi me buxhetin më të madh në Evropë

Barcelona ka buxhetin më të madh nga klubet evropiane.
Kryetari i bordit të Barcelonës, Oscar Grau, deklaron se "blaugranat" janë fuqia më e madhe financiare e futbollit evropian.
Një të dhënë të tillë të buxheteve të klubeve për sezonin aktual e ka publikuar edhe gazeta e njohur sportive spanjolle, Marca.
Në këtë rast, kryetari i bordit të Barcelonës, Oscar Grau, vuri në dukje se edhe klubet e NBA-së dhe NFL (futbollit amerikan) nuk mund të krahasoheshin me buxhetin e katalanasve.

Megjithatë, duhet të merret parasysh se Barcelona në këtë buxhet ka futur edhe fitimet prej shitjes së 222 milionë eurove të Neymarit, e cila gjë nuk llogaritet prej gazetës Forbes.
Gjithashtu edhe klubet e tjera zakonisht nuk e marrin këtë parasysh dhe nuk e pasqyrojnë si fitim. /Telegrafi/Lista e klubeve me buxhetin më të madh në futbollin evropian
1. Barcelona - 897 milionë euro
2. Real Madrid - 690.3
3. Manchester United - 655
4. Bayern Munich - 570
5. Manchester City - 548
6. PSG - 540
7. Juventus - 500
8. Chelsea - 472
9. Arsenal - 417
10. Borussia Dortmund - 400
11. Liverpool - 361
12. Atletico Madrid - 343
13. Tottenham Hotspur - 288
14. Milan - 263 milionë euro.



















































