LAJMI I FUNDIT:

Shpërthimet e autobusëve tronditin Tel Avivin – Netanyahu urdhëron nisjen e një operacioni ushtarak në Bregun Perëndimor

Shpërthimet e autobusëve tronditin Tel Avivin – Netanyahu urdhëron nisjen e një operacioni ushtarak në Bregun Perëndimor

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu ka urdhëruar ushtrinë izraelite të ndërmarrë një operacion në Bregun Perëndimor të okupuar, pasi tre autobusë bosh shpërthyen në atë që Izraeli e quan një sulm terrorist pranë Tel Avivit.

Nuk pati viktima dhe askush nuk e mori menjëherë përgjegjësinë për shpërthimet, të cilat ndodhën kur pajisjet shpërthyese të vendosura në automjetet bosh u aktivizuan me pak diferencë kohore në qytetet Bat Jam dhe Holon, në jug të qendrës financiare të Izraelit.

Në Bat Jam, dy bomba shpërthyen në autobusët e parkuar në një depo, njoftuan autoritetet. Një shpërthim i tretë u raportua në Holon, nga një pajisje shpërthyese e vendosur në një autobus të tretë. Fotografitë nga Bat Jam tregojnë dy autobusë të djegur në depo dhe ekspertë të forenzikës që punojnë në vendngjarje, raporton cnn.


Tre autobusë shpërthejnë në Tel Aviv të Izraelit, në një sulm të dyshuar terrorist - pamje nga vendi i ngjarjes
Lexo po ashtu Tre autobusë shpërthejnë në Tel Aviv të Izraelit, në një sulm të dyshuar terrorist - pamje nga vendi i ngjarjes

Ndërkohë, një pajisje shpërthyese që nuk ishte aktivizuar u gjet në një autobus të katërt, njoftoi policia.

Izraeli ka forcuar masat e sigurisë dhe ka pezulluar trafikun e autobusëve dhe trenave në mbarë vendin pas shpërthimeve, të cilat në një deklaratë nga zyra e kryeministrit u quajtën “përpjekje për të kryer një seri sulmesh masive me bomba në autobusë”.

Pas një takimi me ministrin e Mbrojtjes, shefin e Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) dhe zyrtarë të lartë të sigurisë dhe policisë, lideri izraelit “urdhëroi IDF-në të kryejë një operacion intensiv kundër qendrave të terrorizmit” në Bregun Perëndimor.

“Kryeministri gjithashtu urdhëroi policinë izraelite dhe (Agjencinë e Sigurisë së Izraelit) të forcojnë aktivitetet parandaluese kundër sulmeve të mëtejshme në qytetet izraelite”, shtohet më tej në deklaratë.

Shpërthimet e autobusëve ndodhën vetëm disa orë pasi grupi palestinez Hamas dorëzoi katër trupa të pajetë të pengjeve izraelite.

Trupat u dorëzuan si pjesë e një marrëveshjeje për armëpushim të arritur muajin e kaluar, e cila javët e fundit duket e paqëndrueshme, ndërsa Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për shkelje të marrëveshjes.

Izraeli e akuzoi të enjten Hamasin për shkelje të marrëveshjes, pasi ky i fundit dorëzoi mbetjet mortore në një arkivol të vetëm, për të cilat u konstatua se nuk përputheshin me asnjë nga pengjet.

Ndryshe, Forcat Mbrojtëse të Izraelit nisën një fushatë të madhe – “Operacioni Muri i Hekurt” – të fokusuar në veriun e Bregut Perëndimor muajin e kaluar, vetëm dy ditë pasi filloi armëpushimi në Gaza, duke deklaruar se synimi ishte eliminimi i “terroristëve dhe infrastrukturës terroriste” si dhe “sigurimi që terrorizmi të mos rikthehet” pas përfundimit të tij. Operacioni ka zhvendosur të paktën 40 mijë palestinezë nga veriu i Bregut Perëndimor nga shtëpitë e tyre, sipas të dhënave të OKB-së.

UNRWA, agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë, paralajmëroi javën e kaluar se zhvendosja e detyruar e komuniteteve palestineze në veri të Bregut Perëndimor është përshkallëzuar “me një ritëm alarmant”.

Agjencia deklaroi se vetëm këtë vit, Bregu Perëndimor ka pësuar 38 sulme ajrore, me një përdorim gjithnjë e më të shpeshtë të armëve të avancuara dhe shpërthimeve të kontrolluara, duke shënuar një “përhapje të luftës nga Gaza”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Botë
Donald Trump shkarkon oficerin më të lartë ushtarak amerikan - cili është shkaku?

Donald Trump shkarkon oficerin më të lartë ushtarak amerikan - cili është shkaku?

Amerika
Zgjedhjet kombëtare në Gjermani - kush është favorit për të fituar?

Zgjedhjet kombëtare në Gjermani - kush është favorit për të fituar?

Evropa
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Trump

Trump "sfidon" Kushtetutën e SHBA-së: Më tregoni ju, a duhet të kandidoj edhe për një mandat?

Amerika
“Ëndrra e Shkretëtirës”: Detaje dhe pamje - kështu do të duket ‘treni me pesë yje i Arabisë Saudite’

“Ëndrra e Shkretëtirës”: Detaje dhe pamje - kështu do të duket ‘treni me pesë yje i Arabisë Saudite’

Botë
Kalo në kategori