Ambasadori William Walker promovoi sonte librin “Historia e një krimi lufte Reçak”, i cili përshkruan përjetimet e tij personale lidhur me masakrën që tronditi komunitetin ndërkombëtar dhe ndikoi në ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë.
Latif Mustafa, zyrtar për komunikim nga libraria “Dukagjini”, tha se janë krenarë me mysafirin e tyre sot.
“Dje e kemi paralajmëruar se sot dhe nesër ambasadori Walker do jetë para qytetarëve për të dhënë nënshkrime, për t’u takuar me ta dhe për të marrë librin e tij që ka botuar dhe e ka përkrahur shtëpia botuese ‘Dukagjini’. Prej dje kemi ekspozuar librin në shitje meqë edhe dje kemi pasur një promovim të mbyllur dhe që nga dje ka pasur një interesim jashtëzakonisht të madh për librin gjë që po shihet nga masa e tubuar këtu”, tha ai.
Qytetarë të shumtë kishin ardhur në këtë promovim të librit. Njëri prej tyre ishte edhe Sadik Shala nga Suhareka.
“Vij nga Suhareka, kam ardhur për të respektuar ish-ambasadorin Walker dhe për ta takuar dhe falënderuar për të gjithë atë që ka bë për popullin e Kosovës. Librin tash e kam blerë dhe mendoj se është një libër shumë i qëlluar sepse i ka faktet dhe i ka të gjitha ato që duhet t’i ketë një libër kështu që do ta lexoj deri në fund. Meqë nuk e di gjuhën angleze, megjithatë jam krenar që pata mundësinë të vij për ta takuar një njeri që është profet për popullin e Kosovës”, tha ai.
Edhe Murat Bytyqi tregon se kishte ardhur nga Suhareka për ta takuar ambasadorin Walker.
“Kam ardhur sot edhe për ta blerë librin për Reçakun dhe për ta takuar nga afër ish-ambasadorin William Walker, i cili ka bërë kthesë shumë të madhe në ndërgjegjësimin e opinionit ndërkombëtar për pozitën e shqiptarëve në Jugosllavi. Kam dëshirë ta takoj, ta shoh si frymon ai njeri i cili ka bërë shumë për neve. Çka është më e mira e më të mirave atë që i ka përjetuar dhe çka ka parë në Reçak i ka vendosur në libër, andaj e falënderojmë deri te Zoti për kontributin e tij që e ka dhënë për shqiptarët”, tha ai.
Libri është një përmbledhje e kujtimeve të William Walker mbi ngjarjet në Reçak dhe krimet e kryera nga forcat kriminale serbe.
Sipas Walker, libri është një dëshmi historike mbi atë që ndodhi, duke e trajtuar nga perspektiva e një diplomati që pati rol të drejtpërdrejtë në ekspozimin e kësaj masakre të tmerrshme duke e konsideruar si një moment kyç që ndryshoi të ardhmen e vendit.
Libri është botuar nga “Dukagjini” dhe është i disponueshëm në gjuhën angleze dhe shqipe.
Kujtojmë, sot ambasadori William Walker mori pjesë në homazhet në Reçak, në 26-vjetorin e masakrës. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm
Arrestohet Nol Nushi i PSD-së
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’
"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime