LAJMI I FUNDIT:

Banka Popullore: Borxhet e qytetarëve dhe kompanive në vend vazhdojnë të rriten

Banka Popullore: Borxhet e qytetarëve dhe kompanive në vend vazhdojnë të rriten

Borxhet e qytetarëve dhe kompanive në vend vazhdojnë të rriten, ndaj sipas të dhënave të reja të Bankës Popullore, qytetarët dhe kompanitë së bashku u detyrohen bankave pak më shumë se 7.6 miliardë euro.

Sipas raportit të Bankës Popullore, kompanitë kanë borxh 3,6 miliardë euro, ndërsa amvisëritë janë borxhli më të mëdhenj dhe borxhi i tyre është mbi 3,9 miliardë euro. Banka Popullore sqaron se në baza mujore kreditë për muajin gusht janë rritur për 0,5 për qind, ndërsa në nivel vjetor rritja e kredive është 7,5 për qind.

Kreditë për sektorin e korporatave në gusht kanë shënuar rritje mujore dhe vjetore prej 0,5 për qind dhe 8,1 për qind, që në tërësi është rezultat i rritjes së kreditimit në denarë, ndërsa kreditë në valutë kanë shënuar rënie, thekson Banka Popullore.


Kredia për individë në muajin gusht është më e lartë për 0.4 për qind, krahasuar me një muaj më parë.

Në trend Lajme

Më shumë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Lajme
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Prishtina
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Siguri
Kalo në kategori