LAJMI I FUNDIT:

I mposhti Cityn, Realin e Barcelonën, Fonseca i lumtur me Milanin e tij

I mposhti Cityn, Realin e Barcelonën, Fonseca i lumtur me Milanin e tij

Milani i Paulo Fonsecës nuk ka të ndalur në fazën përgatitore, duke i mposhtur radhazi kundërshtarët.

Rossonerët kanë triumfuar edhe ndaj Barcelonës me rezultat 3-4 pas ekzekutimit të penalltive, pasi 90 minutat u mbyllen baras 2-2.

Para katalunasve, Milani ka triumfuar edhe ndaj dy gjigantëve të tjerë evropian si Manchester Cityt dhe Real Madridit.


Paulo Fonseca ka mbetur shumë i lumtur me fitoren ndaj Barcelonës, megjithatë thotë se skuadra ende duhet përmirësuar.

Barcelonës nuk i mjaftojnë dy golat e Lewandowskit, mposhtet nga Milani në miqësore
Lexo po ashtu Barcelonës nuk i mjaftojnë dy golat e Lewandowskit, mposhtet nga Milani në miqësore

“Jam shumë i kënaqur me lojtarët, për kurajën që tregojnë, për mënyrën si luajnë. Tashmë i kemi objektivat të qartë, pas katër javësh nuk është e lehtë. Djemtë kanë qenë fantastikë në javët e fundit”.

“Kemi shumë për të përmirësuar, por ne po bëjmë hapat e duhur. Turneu ishte shumë, shumë pozitiv, ndjesitë ishin shumë të mira”, ka thënë Fonseca.

Tutje ai ka folur edhe me emra për lojtarët që i kanë lënë përshtypje.

“Pulisic luajti një ndeshje fantastike për mua, ai luajti si numër 10 në pjesën e parë dhe mund të luajë kudo në sulm, ai është shumë, shumë inteligjent. Më pëlqeu ta shihja atje dhe Saelemaekers si mbrojtës të krahut”.

“Torriani? Për të mund të them vetëm gjëra të shkëlqyera, nuk kam fjalë për të, është shumë herët por nuk kam asnjë dyshim që kemi një portier për të ardhmen”, deklaroi Fonseca. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Michael Phelps nuk përmbahet, godet zyrtarët e “Paris 2024” për mashtruesit në Lojërat Olimpike

Michael Phelps nuk përmbahet, godet zyrtarët e “Paris 2024” për mashtruesit në Lojërat Olimpike

Sport
Skuadra angleze ringjall interesin për Raphinhan, gati oferta në drejtim të Barcelonës

Skuadra angleze ringjall interesin për Raphinhan, gati oferta në drejtim të Barcelonës

La Liga
Mundësi kubanez pensionohet menjëherë pasi vendosi rekordin mahnitës që mund të mos thyhet kurrë

Mundësi kubanez pensionohet menjëherë pasi vendosi rekordin mahnitës që mund të mos thyhet kurrë

Mundje

"Ai duhet të largohet menjëherë" - Tifozët e Chelseat janë të revoltuar me sjelljen e yllit të skuadrës në miqësoren ndaj Real Madridit

Premier League
Real Madridi po pret largimin e tre futbollistëve para fundit të afatit kalimtar

Real Madridi po pret largimin e tre futbollistëve para fundit të afatit kalimtar

La Liga
Vendosi rekord të ri botëror, por suedezi dhe shoku i tij bënë goditje shokuese ndaj njëri-tjetrit

Vendosi rekord të ri botëror, por suedezi dhe shoku i tij bënë goditje shokuese ndaj njëri-tjetrit

Atletikë
Kalo në kategori