LAJMI I FUNDIT:

Endrit Jerliu e ardhmja e boksit kosovar

Endrit Jerliu e ardhmja e boksit kosovar

Endrit Jerliu nga Gjilani, një emër tashmë i shquar në boksin Kosovar, filloi karrierën e tij qysh në moshë të hershme, por pasioni i tij ishte i pamasë për të vazhduar tutje dhe për të gëzuar një sukses kulminant.

Ai filloi udhëtimin e tij drejtë majave të boksit qysh në moshën 12 vjeçare në një palestër të thjesht lokale, ndërsa tash si një 17-vjeçar gëzon mbi 20 fitore në fushën e boksit, raporton Telegrafi.

Jerilu në një prononcim për Telegrafin rrëfeu për sfidat e tij dhe si i lindi dashuria që ka për këtë sport.


“Unë shpesh kam imituar lëvizjet e kampionëve të boksit që shihja në televizion me një pasion dhe dashuri të rrallë. Dhe, kur fillova stërvitjet e mija në palestër, shpejtë fillova t’a kuptojë që kisha talent të veçantë për boks”, ka thënë ai.

Ai tregon se rrugëtimi i tij filloi qysh në moshë të hershme, mirëpo përkushtimi dhe disiplina nuk i munguan për të kapërcyer çdo pengesë.

“Kam filluar këtë rrugëtim si një 12 vjeçar, por gjithmonë kam pasur besim në vete se suksesi nuk do të mungojë. Me një përkushtim dhe disiplinë të hekurt, unë sot gëzojë shumë fitore”, ka thënë Jerliu për Telegrafin.

Për të vazhduar stërvitjet dhe për të marrë pjesë në gara, Jerliu thotë se sfidë ishte edhe pjesa financiare në atë kohë, megjithëse sipas tij orvatja e babait të tij për t’u bërë emër i njohur në boks ishte e patjetërsueshme.

Me çdo ndeshje që fitonte ndër vite, emri i tij filloi të bëhej i njohur, mirëpo Jerliu thekson se fitorja në kampionatin evropian i hapi dyert për nivele më të larta.

Në prill të vitit 2024, si anëtar i KB ‘Dritës’ në kategorinë 71 kilogram, Endrit Jerliu arriti të shpallet kampion i evropianit për të rinj.

Jerliu thekson se në këtë turne morën pjesë mbi 247 boksierë, dhe fitorja e tij ishte momenti i ëndrrës së tij.

“Ky ishte momenti i ëndrrës time. Unë nuk do të ndalem asnjëherë dhe kur të arrij suksesin që gjithmonë e kam ëndërruar, dua të iu jap të rinjve të njëjtat mundësi që më dhanë mua. Dua t’i frymëzojë të besojnë se gjithçka është e mundur me përkushtim dhe punë të palodhur”, ka përfunduar ai.

Ndryshe, Jerliu sot gëzon mbi 20 fitore, dy barazime. E përfaqëson Kosovën në kategorinë 71 kilogramë dhe në moshën 17 vjeçare e ka përfaqësuar shtetin në kampionatin evropian dhe ballkanik. /Telegrafi/.

Në trend Sport

Më shumë
Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Granit Xhaka renditi lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave - por përzgjedhja e tij shkakton debat

Granit Xhaka renditi lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave - por përzgjedhja e tij shkakton debat

Bundesliga
Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Liga e Kampionëve
Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Liga e Kampionëve
Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Liga e Kampionëve
UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e

UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori