Veshjet tradicionale përfaqësojnë më së miri një vend. E tillë është edhe ajo e Rugovës e cila i ka shoqëruar gratë e asaj zone me dekada dhe vazhdon të ruhet me fanatizëm edhe sot.
Për punimin e saj duhet kohë e gjatë dhe përkushtim i madh, e sidomos tani që kohërat kanë ndryshuar e as kjo veshje nuk ka shpëtuar nga mos gërshetimi në mes tradicionales dhe asaj moderne.
E për këtë më së miri na tregon punuesja e këtyre veshjeve Ferka Cukaj, e cila i është dedikuar qepjes për plot 35 vjet.
Edhe pse e lindur dhe e rritur në Prishtinë, ajo iu dedikua bërjes së këtyre veshjeve me qëllim të ruajtjes së traditave të vendit ku u martua.
Ajo ka rrëfyer rrugëtimin e saj për gjatë viteve, sipas Cukaj vështirësitë e të punuarit të një veshje tradicionale rugovase nuk është edhe aq e lehtë e pasi deri në finalizimin e saj merr përafërsisht një muaj kohe.
“Merrem që 35 vite, në fillim jam marr me fustane e pastaj kam kaluar me veshje të Rugovës që 25 vite. Është vështirë punimi i veshjes së Rugovës se kërkon shumë përkushtim dhe të merr një kohë të gjatë deri të punohet një veshje, prej fillimit deri në fund merr kohë deri në një muaj, po ne që kemi edhe disa pjesë të punuara edhe më parë që bëjmë kombinime shkon më shpejt”, ka thënë Cukaj transmeton Telegrafi.
E veçanta e kësaj veshje është fustani, shprehet Cukaj e cila i ka përafërsisht 110 pjesë e cila e bënë edhe më interesante këtë veshje, por që me kalimin e viteve dhe me rritjen e kërkesave, ajo thekson se është dashur të bëjnë disa dizajnë të reja dhe të ndryshojë nga ajo autoktone.
“Krejt janë të vështira, është këmisha, është fustani i cili është 110 pjesë, pastaj punimet me rruaza, shamiat, secila e ka punën e vetë. Secilën herë ne sjellim dizajnë të reja, ndokush e kërkon shumë tradicionale edhe ndryshime ka pësuar shumë, përpara nuk është përdorë shumë me rruaza më shumë janë qepë në makinë edhe këto shamiat kanë qenë vetëm material, janë punuar me të lidhura, tash në secilën gjeneratë ka ndryshuar veshja e Rugovës”, është shprehur ajo.
Që veshja e Rugovës nuk i takon më vetëm zonës së Pejës e pohon edhe vetë Cukaj, e cila thotë se kërkesat për këtë vijnë nga e gjithë Kosova.
“Veshja e Rugovës ka marrë hov në të gjitha trevat shqiptare, çdo qytet, Ferizaj, Gjilan dhe Podujevë, të gjithë i kërkojnë këto veshje”, ka përfunduar Ferrka Cukaj.
Veshja e Rugovës është ndër pasuritë kulturore të cilat i posedon Republika e Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Nga Spanja e bëjnë të kryer: Rashford te Barcelona, zbulohen edhe kushtet e kontratës
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Aldo thyen kutinë e emergjencës, dërgon në nominim të përhershëm një banor
Çfarë nënkuptojnë sanksionet amerikane për Industrinë Serbe të Naftës?
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025