Kyle Walker zbulon pengesat që mund t’i kushtojnë Arsenalit me titullin e Ligës Premier
Kyle Walker ka dhënë mendimin e tij sa i përket luftës për titull në Ligën Premier mes Arsenalit dhe Liverpoolit këtë sezon.
Ylli i Manchester Cityt është optimist për gjasat e ekipit të tij dhe ka pranuar se lëndimet mund të jenë një pengesë për rivalët e tyre.
“Ne e njohim Ligën Premier, kemi qenë këtu për shumë vite, dhe kemi parë shumë e shumë kthesa, ulje dhe ngritje”, ka thënë fillimisht Walker.
“Kështu që ka shumë futboll për t’u luajtur siç thoni, ka ndeshje shumë të rëndësishme për t’u luajtur dhe shpresoj për Man Cityn se ne do të fitojmë titullin e katërt radhazi, që askush nuk e ka bërë”.
“Në mesin e gjithë kësaj, ne kemi FA Cup, kemi Ligën e Kampionëve, do të ketë lëndime, do të ketë pengesa, dhe ju duhet të menaxhoni çdo ndeshje që vjen. Unë kam besim të madh tek kjo”.
“Mos shikoni shumë larg kah e ardhmja, ju duhet të merrni ndeshje pas ndeshje sepse mendoj që është e vetmja gjë që mund të ndikoni”, përfundoi ai.
Tri klubet e mëdha në Ligën Premier i ndanë vetëm një pikë teksa po i afrohemi fundit të sezonit, ndërsa City dhe Arsenali do të luajnë ‘kokë më kokë’ në ndeshjen e ardhshme./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Tifozët e Chelseat u përleshën për fanellën e Jackson, njëri përfundoi keq
Bayern Munich befason të gjithë – nis bisedimet me trajnerin e Ligës Premier ekipi i të cilit ra nga elita
Kush do të shpallej kampion në Ligën Premier nëse nuk do të përdorej VAR-i këtë edicion
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251