Një pronar i Ford Mustang GT të ri 2024 zgjodhi një lloj modifikimi tjetër, duke e bërë atë të duket si një version real i Lightning McQueen nga filmi i animuar “Cars” të Pixar.
Projekti filloi me një Ford Mustang krejt të ri, të gjeneratës së shtatë, të pajisur me motorin V8 5.0-litërsh me aspirim natyral dhe të lyer në bojën “Race Red”.
Hapi tjetër ishte aplikimi i veshjes speciale me grafika të verdha, të bardha dhe të kuqe të frymëzuara nga vetura e filmit, shkruan Car Scoops, transmeton Telegrafi.
Mbështjellësi përmban numrin 95 sipër rrufesë që shndërrohet në flakë, dhe dekoratave sponsorizuese “Rust-eze” që u shfaqën në filmin Cars 3.
Pronari bëri përpjekje të mëdha, madje duke shtuar edhe syzet e firmës në xhamin e përparmë, të cilat supozohet se nuk pengojnë dukshmërinë falë një filmi transparent.
Për më tepër, skajet u lyen në një nuancë të kuqe që përputhet, gomat Continental kanë shkronja të bardha “Lightyear” dhe tre vija të kuqe u aplikuan në xhamin e pasmë.
Përveç modifikimeve vizuale, Mustang është përmirësuar me një grup sustash uljeje RTR, duke e sjellë atë më afër tokës për pamje më legjitime të veturave të garave.
Motori 5.0-litërsh Coyote V8 nën kofano mbetet në gjendje të disponueshme, duke prodhuar 480 kuaj fuqi dhe 562 njuton metër fuqi rrotulluese, por një Steeda H-Pipe e bën Mustang McQueen të tingëllojë më “egër”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPolicët nepalez e ndaluan të riun, por mbetën pa fjalë kur ai u tregoi patentë shoferin
Toyota Prado kapet duke u testuar në rrugët e Australisë
Rikthehet Ford Taurus
Rolls-Royce Cullinan vjen me "pamje të freskët"
Videoja tregon veturën Rivan R1T që lëviz në liqen
Me anë të disa imazheve, Kia zbulon datën e prezantimit të modelit të ri EV3
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare