LAJMI I FUNDIT:

“Shpirti i Luis Suarezit hyri në trupin e Juraj Kucka” – Sllovaku kafshoi kundërshtarin dhe mori karton të kuq direkt

“Shpirti i Luis Suarezit hyri në trupin e Juraj Kucka” – Sllovaku kafshoi kundërshtarin dhe mori karton të kuq direkt

Në ndeshjen e raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve mes sllovakëve të Slovan Bratislava dhe Swift Hesperange nga Luksemburgu, është parë një situatë e çuditshme me akter kryesor, mesfushorin e njohur Juraj Kucka.

Në fundin e pjesës së parë pati disa minuta ‘pushim’ pasi Kucka u ndëshkua me karton të kuq direkt pas një dueli me Nego Ekofo.


Megjithatë, ndëshkimi me të kuq erdhi pasi Kucka dhe Ekofo përfunduan së bashku në fushë dhe pas një përleshje, sllovaku e kafshoi në trup lojtarin kongolez.

Ekofo ia sugjeroi gjyqtarit Kopiyevsky dhe pasi pa videon nga VAR-i, ukrainasi i tregoi përfaqësuesit me përvojë sllovak rrugën për në zhveshtore.

Ishte një skenë që të kujtonte në mënyrë të papërmbajtshme atë të Botërorit të vitit 2014 kur italiani Giorgio Chiellini u kafshua nga Luis Suarez pas duelit mes këtyre futbollistëve.

Uruguaiani ishte shënjestër e dënimit për këtë akt për një kohë të gjatë dhe ai u justifikua duke thënë se nuk e bëri këtë, edhe pse pamjet e ngadalta e mohonin qartë. /Telegrafi/

https://twitter.com/ORANJESTT/status/1679255629519544320