LAJMI I FUNDIT:

Kroos i dashuruar në lojën e talentit të Real Madridit: Ky djalë duhet të stërvitet me ne çdo ditë sepse është i mrekullueshëm

Kroos i dashuruar në lojën e talentit të Real Madridit: Ky djalë duhet të stërvitet me ne çdo ditë sepse është i mrekullueshëm

Real Madrid nuk ka pasur një lojtarë të dalluar nga akademia që kur Nacho Fernandez u fut në ekipin e parë vite më parë. Megjithatë, sulmuesi Alvaro Rodriguez shpreson ta bëjë atë kërcim këtë sezon, por mesfushori gjerman Toni Kroos beson se një nga të rinjtë nuk mund të jetë shumë larg për ta bërë këtë.

La Fabrica është një nga akademitë më të suksesshme në Evropë, por të rinjtë shpesh e kanë të vështirë të futen në skuadrën e Real Madridit, gjë që është e kuptueshme duke pasur parasysh cilësinë që kanë përpara.


Megjithatë sipas Marcas, Toni Kroos i ka dhënë vulën e miratimit për Nico Paz.

Kroos konfirmon rinovimin me Real Madridin ndërsa zbulon se një bashkëlojtar po largohet nga Bernabeu
Lexo po ashtu Kroos konfirmon rinovimin me Real Madridin ndërsa zbulon se një bashkëlojtar po largohet nga Bernabeu

“Ky djalë duhet të stërvitet me ne çdo ditë sepse është i mrekullueshëm”, ka thënë Kroos për 18-vjeçarin.

Paz, i cili luan për skuadrën argjentinase U-20, është një mesfushor qendror që ka nuhatje të mirë për gola.

E përditshmja madrilene vazhdon të kujtojë një koment të mëparshëm nga trajenri Carlo Ancelotti, i cili mbështet talentin e tij.

“Ai ka potencial për të luajtur në ekipin e parë. Ai po ecën shumë mirë me Arbeloan dhe herët kur u përdor nga Raul, ai ka bërë shumë mirë te Castilla”, kishte thënë italiani.

Ai është një nga tre të rinjtë në radhë për të bërë turneun parasezonal të Real Madridit në SHBA këtë verë, dhe nëse ai mund të performojë atje, mund t’i japë atij mundësinë për t’u bërë pjesë në ekipin e parë sezonin e ardhshëm.

Ndërkohë që është ditët e para të karrierës së tij, të impresionosh Kroosin nuk është as diçka e vogël. Nëse Real Madrid dëshiron që ai të ketë sukses në Bernabeu, sfida do të jetë t’i japë atij vend në një mesfushë tashmë shumë konkurruese. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Ndërkombëtare
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Ndërkombëtare
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Inteligjenca artificiale zgjedh sulmuesin më të mirë në Turqi, Rey Manaj lë pas emra të njohur

Inteligjenca artificiale zgjedh sulmuesin më të mirë në Turqi, Rey Manaj lë pas emra të njohur

Ligat tjera
Kalo në kategori