Gjykata Kushtetuese ka vlerësuar të papranueshëm kërkesën e shoqërisë “Fitorja” sh.p.k., për kontestimin e kushtetushmërisë së Aktgjykimit të [ARJ.nr.134/2021] të 29 dhjetorit 2021 të Gjykatës Supreme në ndërlidhje me Aktvendimin [AA.nr.998/2021] të 16 nëntorit 2021 të Gjykatës së Apelit.
Parashtruesi i kërkesës po ashtu ka kërkuar caktim të masës së përkohshme me qëllim të shmangies së dëmit të pariparueshëm dhe ”faktit se vendosja e masës së përkohshme rezulton së është dhe mbetet në interesin publik”.
“Duke qenë se parashtruesi i kërkesës nuk ka paraqitur dëshmitë e nevojshme për vendosje të masës së përkohshme, si dhe bazuar në faktin se Gjykata veçse ka konstatuar se kërkesa e parashtruesit të kërkesës është qartazi e pabazuar, e njëjta konstaton se kërkesa për masë të përkohshme duhet të refuzohet”, thuhet në Aktvendim.
Në takimin e mbajtur më datë 24 shtator 2021, Bordi Ekzekutiv i BQK-së mori Vendim që Siguruesit “Kosova e Re”, t’i revokohej Licenca nr. 007 e datës 25 prill 2002, e lëshuar nga Autoriteti Bankar dhe i Pagesave të Kosovës (BPK), paraardhëse ligjore.
Vendimi ishte marrë pasi siguruesi “Kosova e Re”, ka pasur vështirësi financiare në përmbushjen e kërkesave ligjore të BQK-së, sa i përket mjaftueshmërisë së kapitalit, aftësisë paguese – solvencës dhe aseteve në mbulim të provizioneve teknike.
“Në funksion të përmirësimit të gjendjes financiare dhe përmbushjes së kërkesave ligjore dhe rregullative, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, përkatësisht Bordi Ekzekutiv i BQK-së në pajtim me legjislacionin në fuqi, në mënyrë të vazhdueshme kishte bërë përpjekje për sanimin e gjendjes financiare të Siguruesit “Kosova e Re””.
Megjithatë, përkundër gatishmërisë dhe përpjekjeve të BQK-së, Bordi dhe Menaxhmenti i Siguruesit nuk kishte arritur t’i përmbushë kërkesat ligjore dhe përmirësimin e gjendjes financiare të Kompanisë.
Në të njëjtën kohë, Aksionari i Siguruesit “Kosova e Re” nuk iu është përgjigjur kërkesave të BQK-së për rritjen e kapitalit dhe arritjes në pajtueshmëri me kërkesat ligjore në fuqi.
Mungesa e gatishmërisë së Aksionarit për t’i plotësuar kërkesat e kapitalit vuri në rrezik serioz, kapacitetet e Siguruesit për të përmbushur detyrimet ndaj të siguruarve dhe kreditorëve të tjerë.
Vendimit të BQK-së i kishte dhënë të drejtë Gjykata e Apelit dhe Gjykata Supreme.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Shijo croissant INTERESANT Coop në Super Viva!

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Humanitare Bereqeti hapin nismën humanitare

Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker