Këngëtarja Fjolla Morina është lajmëruar pas shumë kohësh në rrjetet sociale.
Të mërkurën ajo hyri në Instagram për një lidhje direkte me fansat e saj, ku foli mbi mungesën e saj në skenë dhe rrjetet sociale gjatë këtyre muajve.
Morina tha se ka kaluar disa kohë të vështira në jetën e saj, por që tashmë e ka rimarrë veten nga sfidat e mëdha me të cilat është përballur.
Në një moment, Fjolla shpërfaqi anën e saj emocionale duke mos i mbajtur dot lotët, teksa rrëfente problemet që e goditën muajve të fundit.
Kujtojmë që këngëtarja Morina ka pasur shumë probleme viteve të fundit, duke u nisur nga arrestimi i saj i famshëm në kufirin Kosovë-Shqipëri si dhe ndarja me ish-bashkëshortin e saj, Fisnik Syla.
Madje nga disa incizime të publikuara një vit më parë, u konfirmua se Fjolla kishte qenë edhe në pritje të një fëmije me Fisnikun dhe kishte pësuar abort.
Pavarësisht të gjitha, Fjolla gjeti mbështetje te ndjekësit e saj të shumtë gjatë lidhjes direkte në Instagram, shumë prej të cilëve i dhanë kurajë për të vazhduar përpara. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Tifozja më tërheqëse e Kupës së Botës, Ivana Knoll pretendon se dikush u përpoq ta shtyente atë në OnlyFans
“Egla tërhiqet seksualisht nga Meritoni” – Habit Ilnisa Agolli me deklaratën e saj
Bella Hadid shfaqet pa sytjena në një fustan të tejdukshëm, pasi mori pjesë në premierën e “The Apprentice”
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251