OEMVP organizon ngjarjen TOP100, Kipper Market shpallet kompania më e madhe shqiptare në Maqedoni
Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perendimore (OEMVP) ka shpallur kompanitë më të suksesshme shqiptare në Maqedoninë e Veriut, njofton Telegrafi Maqedoni.
Kompanitë sipas OEMVP-së janë analizuar në disa segmente:
Fuqia (Qarkullimi vjetor),
Suksesi (Neto Fitimi),
Numri i të punësuarve,
ROE (Kthimi i kapitalit),
Top investimet,
Top kompanitë me partneritet më të suksesshëm dhe
Top 5 kompanitë më të mëdha
Si kompani më e suksesshme është zgjedhur kompania vendore e rrjetit të marketeve Kipper Maqedoni, e pasuar nga Neptun, Dauti Komerc, Adrijus dhe Pofix. 1.1 miliard euro ka qenë qarkullimi i realizuar nga Top100 kompanitë, anëtare të OEMVP-së.
Çmimet tjera të ndara nga OEMVP në këtë natë gala janë:
Makkos Kompani – çmimi për partneritet më të suksesshëm
Hildin Komerce – çmimi për kompaninë me rritje më të suksshme në 3 vitet e fundit
Dhoma e tregtisë së Kosovës – çmimi për partneritet rajonal
MSora – çmimi për biznesin të udhëhequr nga një grua
Trim&Lum – çmimi për filantropi
Royal Palace – çmimi për qëndrueshmi gjatë krizës së Covid-19
ING Luli – çmimi për top eksportuesin
Të pranishmëve ju drejtuar kryetari i OEMVP-së, Mendi Qyra i cili mes tjerash tha: “Këto arritje të përbashkëta duhet të jenë nxitje e përgjithshme për të gjithë sfidat dhe sukseset tona të përbashkëta. Rezultati juaj është edhe rezultati jonë dhe i gjithë shtetit. Jam i lumtur për sukseset tuaja dhe t’i festojmë sukseset tona në përgjithësi” tha Qyra.
Zëvendës kryeministri për çështje ekonomike në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Fatmir Bytyqi në këtë ngjarje tha “Sukseset e Odës më bëjnë mua krenar kurse e forcojnë fuqinë ekonomike të shtetit. Ndjejmë mirënjohje për suksesin tuaj. Gëzojmë frytet e bashkëpunimit mes qeverisë dhe bizneseve duke ngritur ekonominë e vendit së bashku, ne kohë krizash dhe sfidash ku jemi bashkë” u shpreh ai.
Organizimi këtë herë nga OEMVP ishte në formë të mbrëmjes galla ku të ftuarit festuan sukseset e kompanive shqiptare në Maqedoni. Më poshtë mund ta ndiqni edhe të gjithë ngjarjen e transmetuar në Telegrafi Maqedoni, si partner medial i kësaj ngjarje.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit