LAJMI I FUNDIT:

Deputetët gjermanë apel VV-së dhe LDK-së: Mos bllokoni njëra-tjetrën

Deputetët gjermanë apel VV-së dhe LDK-së: Mos bllokoni njëra-tjetrën

Dy deputetët gjermanë, Peter Beyer dhe Christian Schmidt sot në një konferencë për media thanë se në rast të mos arritjes së marrëveshjes bashkë-qeverisëse mes VV-së dhe LDK-së, pasojat e para do të jenë zgjedhjet e reja, por që prapë do të mund të krijohen situata të njëjta.

Ata theksuan se primare është formimi i qeverisë, pastaj pozitat tjera.


Deputetët u shprehen se asnjëra parti nuk duhet të bllokojnë njëra-tjetrën, por duhet të gjejnë një zgjidhje të besueshme.

Megjithatë, ata u shprehën optimist për formimin e Qeverisë në Kosovë nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Deputeti Shmidt kërkoi një qeveri stabile dhe jo lojëra taktike mes partive.

Sipas tij, nuk ka shumë kohë dhe presin që të gjendet një zgjidhje për formimin e qeverisë, ndërsa duke folur për shkëmbimin e territoreve tha se këto ide janë të rrezikshme.

“Ne pas zgjedhjeve mendojmë se kjo është javë vendimtare për vendin tuaj për krijimin e Qeverisë. Prandaj për ne është në interes që të bëjmë të qartë se zhvillimet në Kosovë për Gjermaninë janë të rëndësishme. Ne nuk jemi këtu për t’i zhvilluar bisedimet të koalicionit, megjithatë ne kemi zhvilluar takime me partnerët tanë të LDK-së, kemi zhvilluar takime me Isa Mustafën dhe Vjosa Osmanin. E njëjta gjë vlen edhe për zotëri Albin Kurti ku edhe atë e kemi takuar. Për sa i përket takimeve me përfaqësues të tjerë ka të bëjë vetëm me agjendën tonë. Për bisedimet për formimin e qeverisë unë jam realist, në këtë rast nuk është e thënë të krijohet një martesë dashurie”, tha ai.

“Sa i përket temave që e prekin politikën e jashtme janë disa tema që i konsiderojmë të rëndësishme. Kjo ka të bëjë me atë që rrugën e Kosovës drejt BE-së nuk e konsiderojmë duke u diskutuar për shkëmbime territoriale, pasi atë e konsiderojmë jashtëzakonisht të rrezikshme. Ne në Gjermani e mbështesim për anëtarësim edhe me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, tha ai.

Të njëjtin qëndrim e kishte dhe deputeti tjetër, Peter Beyer, ku kërkoi formimin e institucioneve.

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Presidenca: Asnjë nga vendimet e deritanishme të Trumpit nuk e afektojnë negativisht Kosovën

Presidenca: Asnjë nga vendimet e deritanishme të Trumpit nuk e afektojnë negativisht Kosovën

Lajme
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta

Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta

Lajme
Tre gjyqtarë bllokohen në ashensorin e Pallatit të Drejtësisë, kryesindikalisti Rrustemi: Po na rrezikohet jeta

Tre gjyqtarë bllokohen në ashensorin e Pallatit të Drejtësisë, kryesindikalisti Rrustemi: Po na rrezikohet jeta

Lajme
Kalo në kategori