LAJMI I FUNDIT:

MASHT përkrah zhvillimin e programit për edukim mjedisor

MASHT përkrah zhvillimin e programit për edukim mjedisor

Në kuadër angazhimit të vazhdueshëm për pasurimin e programit mësimor ekstra kurikular për nxënësit në Kosovë dhe me qëllim të rritjes së bashkëpunimit dhe bashkërendimit të aktiviteteve të shoqërisë civile me institucionet , ministri i Arsimit, Shyqri Bytyqi dhe drejtoresha e Green Art Center – Prishtina Merlina Beu – Mucaj zhvilluan një takim pune ku krahas tjerash u diskutua për aktivitetet mjedisore në kuadër të programit të GAC për edukim mjedisor në institucionet arsimore.

Në këtë takim u veçua rëndësia e aktiviteteve jashtë mësimore nëpër shkolla, roli i nxënësve dhe studentëve në ngritjen e vetëdijes qytetare në komunitetin e gjerë dhe aktivizmi qytetar.


Ministri Bytyqi ofroi mbështetjen e tij duke u shprehur që MASHT është e përkushtuar që në vazhdimësi t’i ofrojë mbështetje organizatave të shoqërisë civile me të cilat ndanë qëllimin e përbashkët, ngritjen e kapaciteteve njerëzore dhe edukimin e brezave të rinj me programe dhe aktivitete bashkëkohore me impakt për shoqërinë në Kosovë.

Përmes aktiviteteve të shumta që GAC implementon, synohet sensibilizimi i qytetarëve dhe edukimi i brezave të rinj për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit dhe zbatimin e reformave të ndryshme që kanë nisur nëpër komuna në Kosovë./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Kalo në kategori