Planeti ynë nuk ndalon asnjëherë së befasuari me bukuritë e pafundme që posedon. Ekzotike, plazhe me rërë të bardhë, palma dhe melodia e shpendëve unik bëjnë që disa destinacione të jenë aq të bukura sa të bëjnë të mendosh nëse janë të vërteta.
Për këtë arsye ato cilësohen si disa prej vendeve më të bukura në botë për t’u vizituar të paktën një herë gjatë jetes tuaj. E vizita juaj në këto vende nuk është e pamundur, në fakt nuk ka qenë kurrë më e lehtë dhe për këtë kujdeset agjensioni turistik As Travel.
Lista më poshtë përshkruan disa nga karakteristikat kryesore të këtyre vendeve:
Peisazhe piktoreske, kulturë e ngrohtë ekzotike, ujëra të kristalta të cilat ndërthuren lehtësisht me rërën e bardhë, drunjtë e palmave dhe klimën e favorshme, ishujt Maldives i kanë të gjitha elementet që do t’ju bëjnë të përjetoni një udhëtim të paharrueshëm.
Disa fakte interesante rreth ishujve Maldives: banohet kryesisht nga myslimanët sunitë, kultura lokale është në përzierje arabe dhe indiane të jugut, ka një shumëllojshmëri të përzgjedhje ushqimore, disa prej resorteve dhe hoteleve më të mira në botë mund t’i gjeni këtu, transporti deri në ishuj është po aq luksoz sa edhe vetë vendi.
Mauritius
Një ishull i cili i përket Oqeanit Indian, i njohur për plazhet, lagunat dhe shkëmbinjët nënujorë, Mauritius konsiderohet si një parajsë e rrallë tropikale. Mark Twain kishte të drejtë kur kishte thënë se:” Së pari u krijua Mauritius e pastaj parajsa; dhe se parajsa u kopjua pas Mauritius.”
Ujërat e pastërta si kristal, klimë e ngrohtë, plazhe të bukura dhe perëndime shumëngjyrëshe të diellit që ju lënë pa frymë nga bukuria janë vetëm disa prej karakteristikave që e bëjnë këtë vend një përzgjedhje të shkëlqyer për ta vizituar.
Sri Lanka
Sri Lanka është një ishull në jug të Indisë në Oqeanin Indian i cili njihet për ndërthurjen e botës së egër, kulturës dhe natyrës mahnitëse.
Vendi është i mbushur me hotele mbreslënëse të cilat zakonisht ndodhen në ambiente mahnitëse që ofrojnë pamje të bukura për vizitorët, rehati dhe aktivitete të ndryshme. Për adhuruesit e natyrës, Sri Lanka është vendi i përkryer.
Egjipti
I mbushur plot me kulturë e histori, Egjipti është një nga qytetërimet më të vjetra antike në botë. Egjipti është shtëpia e disa prej monumenteve më të njohura në botë, siç janë Piramidat e Gizës e cila njihet si një ndër “Shtatë mrekullitë e botës antike”, Tempulli i Luxorit, Muzeu Egjiptian, Lugina e Mbretërve etj.
Diçka që nuk duhet harruar kur përmendet Egjipti është edhe lumi i famshëm Nil i cili njihet si lumi më i gjatë në botë (6,650 km), shkretëtirat dhe aktivitetet e shumta që ofron ky vend për turistët.
Zanzibar
Zanzibar gjendet në bregun lindor të Tanzanisë dhe është destinacioni i përkryer nëse po kërkon ajër të freskët, plazhe të pastra, kulturë unike dhe kuzhinë të shijshme ku pëdoren erëzat lokale me famë botërore dhe një mikpritje për t’u pasur zili.
Vetëm kur mendoni për Zanzibarin, do t’iu parafytyrohen imazhet e plazheve të pafundme, por ky vend ofron shumë më tepër se kaq. Në Zanzibar ju mund të: dilni në shetitje në rrugët labirint të Qytetit të Gurit (Stone Town), të zhyteni në shkëmbinjtë nën-ujorë dhe të notoni pranë gjallesave të shumta ujore, të shijoni pamjet spektakolare të perëndimit të diellit etj.
Dubai
Të ngjiteni në ndërtesën më të lartë në botë, të skijoni në shkretëtirë, të vizitoni qendrat më të mëdha tregtare apo të shijoni shkretëtirat me organizimet më mahnitëse, Dubai është padyshim vendi i aventurave të pafundme.
Disa nga atraksionet tjera turistike të Dubait janë: Palm Jumeirah i njohur si ishulli më i madh artificial në botë, fontana e famshme “ The Dubai Fountain” me shfaqjet mbreslënëse, dhe qindra-mijëra restorante jo vetëm tradicionale por pothuajse nga çdo vend i botës që ofrojnë një shumëllojshmëri në përzgjedhje.
Tajlanda
Nëse ka një vend për të cilin nuk ju duhen arsye për të udhëtuar në të, është pa diskutim, Tajlanda. E njohur si toka e buzëqeshjeve, vendi që nuk zhgënjen kurrë dhe që tejkalon gjithmonë pritjet e turistëve që e vizitojnë.
Duke filluar me një buxhet të përballueshëm në Tajlandë mund të jetoni si mbret dhe të shijoni bukuritë e pafundme të këtij vendi. Plazhet e bukura të pa prekura nga dora e njeriut, tempuj të shumtë, një kulturë shumë interesante dhe ushqimet më të mira tradicionale ju presin nëse zgjedhni të vizitoni Tajlandën.
Të vizitoni këto vende nuk është më diçka e pamundur. Për të planifikuar dhe realizuar udhëtimin tuaj vizitoni As Travel, dhe bëni ëndrrat realitet duke mbushur albumin tuaj plot me fotografi dhe zemren tuaj plot me kujtime që do të zgjasin tërë jetën.
Për më shumë info vizitoni As Travel në Rr.Tringë Smajli, faqet zyrtare në Facebook & Instagram ose kontaktoni në: info@astravel-club.com. Gjithashtu mund të kontaktoni në numrin:+38345245888.
Artikull i sponsoruar
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPlutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për të gjetur dashurinë këtë vit
Një teknikë për orgazma të shumëfishta që pakkush e di: Gjithmonë do të dëshironi më shumë, më shumë, dhe më shumë...
Mund ta zgjidhni pa u nevrikosur? Kjo është një enigmë me nënë e bijë!
Partnerët më besnikë janë të lindur në tre shenja të zodiakut
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje