Telekomi i Kosovës, Vala edhe gjatë këtij sezoni veror, mirëpret bashkatdhetarët tanë në pikat kufitare, duke ju ofruar shërbime dhe befasi të këndshme.
Edhe këtë vit, sikurse vitet paraprake, Telekomi i Kosovës, Vala ka filluar me vendosjen e pikave të shitjes (kioska) në pikat kufitare, në mënyrë që bashkatdhetarët të mund të pajisen me SIM kartela dhe mbushje, menjëherë posa të vijnë në vendlindje.
“Është një kënaqësi e veçantë të mirëpresim bashkatdhetarët tanë, të cilët në kohët me të vështira dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm për vendin tonë. Prandaj, kjo që po bëjmë sot, është veçse një kontribut shumë modest që për qëllim ka lehtësimin e komunikimit gjatë qëndrimit të tyre në vendlindje”, tha UD i Kryeshefit Ekzekutiv të Telekomit të Kosovës, Zeqir Kiqina, pas takimit me disa nga bashkatdhetarë tanë në pikën kufitare Dheu i Bardhë.
SIM kartelat e dedikuara për bashkatdhetarët janë më të veçanta, pasi përmbajnë afat më të gjatë vlefshmërie dhe mundësi më të leverdishme komunikimi me vendet prej nga ata vijnë.
Pikat e shitjes në kufi, Dheu i Bardhë, Merdare dhe Vërmicë, do të jenë të hapura dhe në dispozicion të qytetarëve deri më 15 shtator 2018, kur edhe pritet që pjesa më e madhe e bashkatdhetarëve të kthehen në vendet ku jetojnë dhe punojnë.
Përveç SIM kartelave për bashkatdhetarët, nëpër pikat e shitjes në kufi, të gjithë konsumatorët do të kenë mundësi të blejnë numra të rinj, kartela gërvishtëse e rimbushje, por edhe të marrin të gjitha informacionet e nevojshme për pakot Prepaid dhe Postpaid të ofruara nga Vala.
Telekomi i Kosovës, Vala, si çdoherë tjetër, do të vazhdojë të jetë sa më afër bashkatdhetarëve, por edhe të gjithë konsumatorëve, duke iu përzgjedhur shërbime dhe oferta atraktive dhe shumë cilësore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe