Banka Raiffeisen në Kosovë ka publikuar raportin vjetor 2017, ku ka shpalosur rezultatet financiare, duke përfshirë edhe pasqyrat financiare të audituara, të përgatitura sipas standardeve ndërkombëtare të raportimit financiar (SNRF)
“Jemi shumë të kënaqur me vitin e kaluar financiar. Kemi arritur rezultatet më të mira në vjetët e fundit, sidomos sa i përket lëshimit të kredive, si për individë ashtu edhe për biznese. Kreditë bruto dhe overdraftet ishin 553.9 milionë euro, duke shënuar një rritje të konsiderueshme për 39 milionë euro, prej 514.4 milionë euro sa ishin në vitin 2016″, tha Robert Wright, drejtor ekzekutiv i Bankës Raiffeisen në Kosovë.
Përveç kredive, edhe treguesit tjerë financiar kanë shënuar rritje e konsiderueshme duke bërë që Banka Raiffeisen të jetë banka më e madhe në Kosovë. Totali i aseteve deri më 31 dhjetor 2017 ishte 900.9 milionë euro (2016: 879.6 milionë euro). Depozitat e klientëve kanë arritur në 736 milionë euro, prej 725 milionë euro sa ishin në vitin 2016.
Menaxhimi i kostos dhe efikasiteti vazhduan të jenë prioritet edhe në vitin 2017 duke bërë që raporti te ardhura/kosto të mbetet në nivelin e njëjtë, 53.2 perqind. Ndërsa, fitimi neto pas tatimit në vitin 2017 ishte 17.6 milionë euro (2016: 17 milionë euro).
Kapitali aksionar i Bankës ishte 63 milionë euro ndërsa kapitali i përgjithshëm më 31 dhjetor 2017 ishte 125.3 milionë euro (2016: 122.8 milionë euro) duke përfshirë edhe 62 milionë euro në formë të fitimeve të mbajtura.
Sa i përket përgjegjësisë sociale, Banka ishte e përqendruar kryesisht në përkrahjen e kulturës dhe edukimit. Gjatë vitit 2017, në kuadër të festivaleve Chopin Piano Festival dhe Prishtina Film Festival, të cilat Banka i mbështeti për nëntë vjet radhazi, janë përfshirë edhe punëtori dhe kurse shtesë të dedikuara enkas për artistët e rinj nga shkollat e mesme dhe universitetet.
Po ashtu, Banka ka vazhduar me Raiffeisen Gallery, një hapësirë e adaptuar në Albi Mall, qendrën më të madhe tregtare në Kosovë, duke ju ofruar shumë artistëve të rinj mundësi ta shfrytëzojnë këtë hapësirë për t’i promovuar punimet e tyre gjatë gjithë vitit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
PostCHAT ju pret!
Nënshkruhet kontrata për zgjerimin e rrugës në hyrje të Ferizajt, Aliu: Projekt në vlerë 16,4 milionë euro
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje