LAJMI I FUNDIT:

Gullit: Gattusos i nevojitet kohë për tu vlerësuar, Juve është favorit për Scudetto

Gullit: Gattusos i nevojitet kohë për tu vlerësuar, Juve është favorit për Scudetto

Ruud Gullit beson se Gennaro Gattuso ka nevojë për “të paktën tre vjet” për t’u gjykuar si trajner i Milanit, ndërsa ka folur edhe për Ligën e Kampionëve dhe garën për titullin në Serie A.

Holandezi është një legjendë e Rossonerëve, dhe gjatë kohës së tij të kaluar këtë fundjavë në Itali, ai foli për mediumin e njohur RMC Sport në lidhje me shumë tema.


“Ai [Gattuso] sapo ka filluar, unë shpresoj se ai do bëj mirë”, ka thënë fillimisht Gullit për mediumin RMC Sport.

Zyrtare: Gattuso rinovon me Milanin deri në vitin 2021
Lexo po ashtu Zyrtare: Gattuso rinovon me Milanin deri në vitin 2021

“Do të duhet kohë për ta vlerësuar atë në mënyrë të plotë, të paktën tre vjet. Unë vetëm mund të shpresoj se ai do bëj mirë”.

 Gattuso po vlerësohet pozitivisht nga shumë njerëz të sportit (Getty Images)

Gullit fitoi dy herë radhazi Kupën Evropiane apo ndryshe e njohur si Liga e Kampionëve me Milanin, dhe u pyet nëse Juventusi apo Roma mund të përmbysin humbjet e rënda në ndeshjet e para.

“Unë mendoj se është një gjë e pamundur. Ndeshja e vetme që unë mendoj se është e hapur është Manchester City kundër Liverpoolit.

Materazzi: Gattuso është trajner i madh, gjithmonë ka qenë i nënvlerësuar
Lexo po ashtu Materazzi: Gattuso është trajner i madh, gjithmonë ka qenë i nënvlerësuar

“Edhe Milan im doli nga Evropa vitin e parë. Duhet durim, vetëm atëherë mund të rritesh”.

“Scudetto? Napoli ishte afër Juventusit, ashtu si Roma. Pastaj ata u distancuan”.

“Juve arrin të bëjnë gjëra të mëdha çdo vit, madje edhe me lojtarët që nuk kushtojnë aq shumë”, përfundoi legjenda holandeze. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Emmanuel Macron edhe një herë ndërhyn në të ardhmen e Mbappes

Emmanuel Macron edhe një herë ndërhyn në të ardhmen e Mbappes

Ligue 1
Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

La Liga
Është kampion bote me Argjentinën, Barcelona siguron mesfushorin me parametra zero

Është kampion bote me Argjentinën, Barcelona siguron mesfushorin me parametra zero

La Liga
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori