Ne themi, “Shtëpi e ëmbla shtëpi”, por nuk mund ta imagjinojmë dot se kjo shtëpi mund të përmbajë objekte që na bëjnë të plakemi më shpejt dhe në këtë mënyrë na dëmton rininë dhe bukurinë.
Sa më shpejt që t’i gjeni dhe eliminoni këto objekte, aq më mirë do të jetë për ju që të mund ta shijoni një trup rinor dhe një lëkurë të butë.
Telegrafi ju sjell disa nga artikujt kryesorë të shtëpisë që janë duke e dëmtuar rininë tuaj!
Sapuni
Shekulli 21 është shekulli i higjienës. Njerëzit janë të çmendur për kujdesin ndaj trupit të tyre të butë, të pastër dhe të këndshëm. Por, pastrimi i përditshëm i lëkurës me produktet e ndryshme mund të shkaktojë që mbrojtja natyrale e lëkurës të hiqet. Kjo mbrojtje na kursen nga bakteret dhe madje parandalon plakjen e parakohshme të lëkurës.
Zgjidhja: lexoni gjithmonë etiketat përbërëse të sapunit tuaj ose të xhelit të dushit. Dhe, ende rekomandohet të shmanget larja e përditshme e fytyrës me produkte të ndryshme pastrimi.
Jastëku
Shumica e njerëzve zgjedhin jastëkë nga pambuku sepse janë shumë të lirë, nuk rrëshqasin dhe janë të lehtë për t’u pastruar.
Por jastëkët e bërë nga këto materiale mund të jenë të dëmshëm për njerëzit që kujdesen për pamjen e tyre. Kjo është kryesisht për njerëzit që duan të flenë në krah ose në stomak. Pambuku i trashë mund ta rrisë rrezikun e rrudhave në lëkurë. Gjithashtu, këto materiale janë një mjedis i mirë për rritjen e baktereve.
Zgjidhja: zëvendësoni pambukun me mëndafsh. Mëndafshi është më i shtrenjtë, por ka shumë përparësi: është i qëndrueshëm dhe nuk shkakton rrudha në lëkurë sepse është i butë dhe e parandalon rritjen e baktereve.
Ngrohja qendrore dhe kondicionerët
Aq më i ftohtë që është ajri jashtë, aq më pak ka lagështi. Kur ftohet brenda, ajri nxehet, por sasia e avullit të ujit nuk rritet. Kështu ajri në shtëpi bëhet i thatë, ndërkaq lëkura dhe mukoza janë të parat që e pësojnë. Fytyra dhe trupi ynë bëhen shumë të ndjeshme, fillojnë të kruhemi, etj.
Zgjidhja: përdorni hidratues të ajrit, blini disa krem ultra-hidratues, dhe gjithmonë mbani një sprej me ujë termal.
Sytjenat
Gjinjtë e fortë ndërlidhen me rini. Ekziston një teori që thotë se sytjenat e ‘luftojnë gravitetin’ dhe i mbajnë gjinjtë lart. Por nuk ka asnjë justifikim shkencor për këtë teori. Ekziston gjithashtu një teori e kundërt që thotë se sytjenat i bëjnë muskujt e gjoksit të dobët. Dhe kjo është vërtetuar shkencërish.
Zgjidhja: vishni sytjena vetëm nëse është e nevojshme ose mos i veshni fare. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTre fraza që duhet t'i shmangim nëse duam të rritim fëmijë me vetëbesim
Si ta aplikoni fondatinën, influencerja ndan sekretin që duhet të dini
Xhinset e ngushta mund të rikthehen në modë në vitin 2025
Martesat më të gjata dhe më të shëndetshme ndajnë këto tipare
Pse Kate Middleton vesh këpucë në dy madhësi të ndryshme?
Rastësi me stil apo një përzgjedhje e qëllimshme: Kendall dhe Hailey shpallin këpucët e sheshta të këtij viti
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025