LAJMI I FUNDIT:

Vajza e regjisorit Steven Spielberg thotë se do të bëhet aktore e porno-filmave

Vajza e regjisorit Steven Spielberg thotë se do të bëhet aktore e porno-filmave
Steven Spielberg dhe vajza e tij, Miguela (Foto: Getty Images/Guliver)

Vajza e legjendës së kinematografisë, Steven Spielberg, Mikaela Spielberg, ka deklaruar se së shpejti do të nisë të publikojë video pornografike.

Në një prononcim të dhënë për “The Sun”, 23-vjeçarja tha se shpreson të gjejë punë si kërcimtare deri sa të marrë licencën si striptiste.


Vajza e regjisorit të “E.T.” tregoi se i ka njoftuar edhe prindërit mbi vendimin që ka marrë përmes një telefonate, fundjavën e kaluar.

Steven Spielberg me familjen e tij (Foto: Getty Images/Guliver)

Vajza e Spielberg, e cila jeton në Nashville, tashmë ka paraqitur një kërkesë për t’u bërë një punonjëse seksi – dhe “krijesa seksuale” e vetëshpallur tha gjatë intervistës se babai i saj i famshëm është mbështetës i ëndrrave të saj.

Të gjitha lajmet nga Steven Spielberg
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Steven Spielberg

Regjisori i “Schindler’s List” dhe gruaja e tij, Kate Capshaw, ishin të ngazëllyer kur ajo ndau lajmet me ta për koncertin e saj të ri pornografik gjatë fundjavës. Ajo shtoi se prindërit e saj nuk ishin “të mërzitur”.

Kate Capshaw me vajzat e saj (Foto: Getty Images/Guliver)

Spielberg po ashtu tregon se ka vuajtur nga ankthi, depresioni dhe çrregullimet e të ngrënit kur ishte më e vogël, për shkak se u dërgua me shkollë larg shtëpisë.

“Nuk është faji i prindërve të mi. S’kishin nga ta dinin”, thotë ajo.

Derisa po rritej dhe fitonte më shumë vetëbesim, Mikaela thotë se “u lodh nga pamundësia për të kapitalizuar trupin e saj”.

“U lodha duke punuar ditë për ditë në një punë që s’më ushqente shpirtin”, u shpreh ajo për “The Sun”. “Mendoj se me këtë lloj pune do të kënaq njerëz të tjerë dhe prandaj më bën të ndihem mirë”.

Stevem Spielberg dhe vajza e tij, Mikaela (Foto: Getty Images/Guliver)

Sipas Mikaelas, kjo zgjedhje është bërë me vetëdije të plotë dhe me dëshirë.

“Ky nuk është fundi i tunelit. Kjo është një zgjedhje pozitive dhe fuqizuese. S’ka pse të më vijë turp nëse dua të bëj diçka të sigurt, të shëndoshë dhe konsensuale”.

Sido që të jetë, ajo premton të mos bëjë seks në kamera me dikë tjetër si shenjë respekti ndaj të fejuarit të saj, Chuck Pankoë.

Veç Mikaelas, edhe një tjetër fëmijë Spielberg do t’i futet industrisë së filmave. Vëllai i saj, Saëyer Spielberg, debutoi si aktor në filmin “Honeydew”. /Telegrafi/

Steven Spielberg dhe vajza e tij, Miguela (Foto: Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Magazina
“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Kalo në kategori