LAJMI I FUNDIT:

“U zgjova dhe nuk mund të ecja”, Lewandowski zbulon problemet e shpinës

“U zgjova dhe nuk mund të ecja”, Lewandowski zbulon problemet e shpinës

Sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski, ka zbuluar se vuan nga një problem me shpinën pas një përplasje apo dueli me Eder Militao.

Ylli polak pret të jetë i aftë për ndeshjen e radhës të Barcelonës kundër Getafes, por thotë se luajti me dhimbje të rënda kundër Gironas.


Gjatë ndeshjes së Kupës së Mbretit mes Barcelonës dhe Real Madridit në Camp Nou, Lewandowski pati dhimbje pasi gjuri i Militaos e goditi në shpinë.

Ai luajti 90 minuta kundër Girona të hënën, por nuk ishte rehat.

“U godita kundër Real Madridit, por gjithmonë dua të luaj. Në pjesën e dytë kundër Real Madridit ishte e vështirë. Më duhej të kërkoja ndryshimin,” pranoi Lewandowski gjatë një ngjarje bamirësie në Barcelonë.

Lewandowski kritikohet ashpër nga mediat katalanase për formën e dobët
Lexo po ashtu Lewandowski kritikohet ashpër nga mediat katalanase për formën e dobët

“Të nesërmen u zgjova dhe nuk mund të ecja, por u përpoqa të luaja pa probleme. Ne punojmë me fizioterapeutët. Është pjesë e futbollit”.

“Unë gjithmonë përpiqem të jem gati për shokët e mi. E mira është se në ndeshjen tjetër do të jem mirë. Në fushë duhet të luaj më mirë, por ajo goditje e Militaos e la trupin tim me pasoja”, përfundoi polaku. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Fati nuk ekziston, por çfarë mënyrë fantastike për të humbur”, Guardiola pranon humbjen nga Real Madridi

“Fati nuk ekziston, por çfarë mënyrë fantastike për të humbur”, Guardiola pranon humbjen nga Real Madridi

Liga e Kampionëve
Arsenali u eliminua nga dy gara në të njëjtën natë

Arsenali u eliminua nga dy gara në të njëjtën natë

Ndërkombëtare
Para El Clasicos - raportohet se lojtarët e Barcelonës

Para El Clasicos - raportohet se lojtarët e Barcelonës "janë dorëzuar"

La Liga
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
“Real Madridi nuk vdes kurrë”, Ancelotti i kënaqur me ‘luftën’ dhe paraqitjen e lojtarëve ndaj Man Cityt

“Real Madridi nuk vdes kurrë”, Ancelotti i kënaqur me ‘luftën’ dhe paraqitjen e lojtarëve ndaj Man Cityt

Liga e Kampionëve
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
Kalo në kategori