LAJMI I FUNDIT:

Lewandowski kritikohet ashpër nga mediat katalanase për formën e dobët

Lewandowski kritikohet ashpër nga mediat katalanase për formën e dobët

Barcelona luajti baras pa gola në shtëpi kundër Gironas në xhiron e 28-të të La Ligës të hënën, por me atë pikë rriti avantazhin ndaj Real Madridit, i cili humbi ndaj Villarrealit.

Skuadra e Xavit dominoi gjatë gjithë ndeshjes, por nuk arriti të depërtojë në bunkerin e mysafirëve, të cilët nuk patën asnjë goditje në portë.


Pas ndeshjes, mediat katalanase kritikuan më së shumti Robert Lewandowski, i cili pas një dëmtimi të lehtë shënoi vetëm dy gola në shtatë ndeshjet e fundit, të dyja në fitoren 4-0 ndaj Elche.

Polaku është ende golashënuesi më i mirë i kampionatit me 17 gola (tre më shumë se Benzema), por është kthyer në objektivin kryesor të kritikave.

“Lewandowski nuk mori pjesë fare në ndeshje dhe me çdo paraqitje ai ndikon gjithnjë e më pak në lojën e Barcelonës. Rënia e tij vazhdon”, shkruan gazeta katalanase Sport.

Reagimi interesant i Xavit kur pyetet për dallimet mes Lewandoskit dhe Benzemas
Lexo po ashtu Reagimi interesant i Xavit kur pyetet për dallimet mes Lewandoskit dhe Benzemas

Mundo Deportivo shton se 34-vjeçari polaku ishte krejtësisht i padukshëm dhe është në krizë të rëndë.

Lewandowski ishte fantastik në pjesën e parë të sezonit, por më pas u lëndua lehtë dhe që nga fillimi i marsit nuk po arrin të gjejë formën e duhur.

Këtë sezon, ai shënoi 27 gola me shtatë asistime në 36 ndeshje për Barcelonën në të gjitha garat. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Ancelotti flet për shanset e Realit për të kaluar në finalen e Ligës së Kampionëve: Nuk e keni parë versionin më të mirë të Real Madridit

Ancelotti flet për shanset e Realit për të kaluar në finalen e Ligës së Kampionëve: Nuk e keni parë versionin më të mirë të Real Madridit

Liga e Kampionëve
Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Bundesliga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori