ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Paris Saint-Germain po përgatit një ofertë për sulmuesin e Barcelonës, Ferran Torres, por nuk ka ndërmend të paguajë 50 milionë eurot që kërkon klubi katalanas për kartonin e tij.

Sipas “Diario SPORT”, kampionët e Francës e shohin reprezentuesin spanjoll si zëvendësuesin ideal të Gonçalo Ramosit, i cili pritet të largohet nga klubi. Ferran vlerësohet për aftësinë e tij për të luajtur në disa pozicione të repartit ofensiv dhe për të ofruar alternativa në krah të Ousmane Dembeles.


PSG synon ta ndjekë të njëjtën strategji që Barcelona përdori për transferimin e Karim Adeyemit nga Borussia Dortmundi.

Me Ferranin që hyn në vitin e fundit të kontratës së tij, drejtuesit parisienë besojnë se kërkesa prej 50 milionë eurosh është e tepruar dhe nuk janë të gatshëm ta paguajnë atë shumë.

Raportet në Francë sugjerojnë se oferta mund të jetë rreth 40 milionë euro, madje nuk përjashtohet mundësia që ajo të jetë edhe më e ulët.

Nga ana tjetër, Barcelona po bëhet gjithnjë e më e hapur ndaj një shitjeje, sidomos pasi bisedimet për rinovimin e kontratës nuk kanë sjellë një marrëveshje.

Vendimi përfundimtar pritet të varet nga vetë lojtari. Një transferim që dikur dukej i pamundur tani ka marrë vrull, ndërsa PSG po përshpejton planet për të përforcuar repartin ofensiv.

Një faktor i rëndësishëm në këtë operacion është trajneri Luis Enrique, i cili ka punuar me Ferran Torresin te Kombëtarja e Spanjës dhe vazhdon ta vlerësojë shumë sulmuesin.

Sipas raportit, përfaqësuesit e Ferranit kanë zhvilluar bisedime edhe me klube të tjera, por PSG aktualisht konsiderohet favorit për transferimin e tij.

Klubi francez planifikon të presë deri në përfundimin e aventurës së Spanjës në Kupën e Botës përpara se të finalizojë marrëveshjen personale me lojtarin dhe të nisë negociatat zyrtare me Barcelonën.

Edhe pse Ferran kishte shprehur më parë dëshirën për të qëndruar në "Camp Nou", situata ka ndryshuar. Interesimi i Barcelonës për Julian Alvarezin, si dhe afrimet e Anthony Gordon dhe Karim Adeyemi, kanë rritur konkurrencën në sulmin e skuadrës së Hansi Flickut, duke rrezikuar minutat e Ferranit në sezonin e ardhshëm.

Për këtë arsye, kalimi te PSG po shihet si një mundësi gjithnjë e më tërheqëse për sulmuesin spanjoll./Telegrafi/

telegrafi sport app