LAJMI I FUNDIT:

Tetë gjërat që ndeshjen Real Madrid –PSG në Ligën e Kampionëve e bëjnë të jashtëzakonshme

Tetë gjërat që ndeshjen Real Madrid –PSG në Ligën e Kampionëve e bëjnë të jashtëzakonshme

Pas një shorti që shkoi gabim, shorti i hedhur për së dyti vuri përballë në Ligën e Kampionëve, skuadra si Real Madridi dhe Paris Saint-Germain, një ndeshje që premton të jetë e jashtëzakonshme. 

Nuk mungojë polemikat në kohën e fundit mes dy klubeve, ndërkohë që duke parë zhvillohet mes tyre, lirisht mund të quhet një nga ndeshjet më magjepsëse që na pret.


Kylian Mbappe, tashmë një lojtar i Real Madridit?

Në kohën kur të dy klubet do të përballen në shkurt, është e mundur që e ardhmja e Kylian Mbappe të qartësohet, ndërsa ai mund të jetë zyrtarisht lojtar i Real Madridit. Siç qëndrojnë gjërat, kontrata e tij aktuale me PSG skadon në fund të sezonit, që do të thotë se nga janari ai do të jetë në gjendje të negociojë me klube të tjera me synimin që verës të kalojë si lojtar i lirë.

Rikthimi i Sergio Ramos

Në varësi të gjendjes fizike, shorti mund t’i japë mundësinë Sergio Ramos që të luajë përsëri në “Santiago Bernabeu”. Nuk mund të mohohet statusi i tij legjendar, por ai nuk kishte largim të mirë nga klubi, kështu që mund të jetë interesante të shihet se çfarë lloj pritjeje ai do të merr nga tifozët.

Leo Messi kthehet në Bernabeu

Një tjetër figurë e njohur, por për arsye shumë të ndryshme dhe emocione shumë të ndryshme, për tifozët e Realit do të jetë Lionel Messi. Argjentinasi ndoshta nuk do të jetë i kënaqur që të kthehet në Spanjë, kaq shpejt.

Rivaliteti presidencial

Ndjekja e Kylian Mbappes nga Real Madridi ka dëmtuar marrëdhëniet midis klubeve. Nëse Florentino Perez dhe Nasser Al-Khelaifi ulen apo jo për të parë ndeshjen së bashku apo për të ngrënë një vakt paraprakisht, mbetet për t’u parë.

Keylor Navas kujtohet me dashuri

Një tjetër lidhje mes skuadrave është Keylor Navas, i cili me siguri do të pritet mirë nga tifozët e Real Madridit.

Achraf në shtëpi

Mbrojtësi i djathtë i PSG -së, Achraf Hakimi erdhi përmes sistemit të të rinjve të Real Madridit, por e kishte pothuajse të pamundur të arrinte ekipin e parë, kështu që ai u largua, fillimisht te Borussia Dortmund, pastaj te Interi.

Një rikthim jo i lehtë për Di Marian

Një tjetër ish- lojtar i Real Madridit në radhët e klubit francez është Angel di Maria, por sulmuesi argjentinas nuk u largua nga klubi në kushtet më të mira dhe së fundmi doli në dritë se ai për pak i ishte bashkuar Barcelonës.

Sulmet e Leonardos ndaj Real Madridit

Drejtori sportiv i PSG -së, Leonardo, ka qenë shumë kritik ndaj përpjekjeve të Real Madridit për të nënshkruar me Mbappen, duke shkuar aq larg sa i bëri thirrje FIFA-s t’i sanksionojë.

Ai mund të jetë edhe më pak i mirëpritur se Al-Khelaifi në klubin mbretëror. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Perez po e bën atë që askush nuk e ka bërë deri më tani – krijon

Perez po e bën atë që askush nuk e ka bërë deri më tani – krijon "një strukturë të re të pronësisë" të Real Madridit

La Liga
Nga rrahja e kryetarit të ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit të ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo - në super formë para Lojërave Olimpike

Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo - në super formë para Lojërave Olimpike

Xhudo

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Liga Premier po përgatitet për më shumë kaos në sezonin 2024/25

Liga Premier po përgatitet për më shumë kaos në sezonin 2024/25

Premier League
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Kalo në kategori