LAJMI I FUNDIT:

Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së tetë, në Lipjan zhvillohet derbi i Anamoravës

Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së tetë, në Lipjan zhvillohet derbi i Anamoravës
Foto: Ar

Superliga e Kosovës vazhdon me ndeshjet e xhiros së tetë, ku në program janë dy për tu zhvilluar.

Padyshim që vëmendja e adhuruesve të futbollit kosovar do të jetë në Lipjan, ku Drita dhe Gjilani do ta zhvillojnë derbin e parë lokal të këtij edicioni në elitën e futbollit kosovar.


Sa herë këto dy skuadra përballen nuk mungon rivaliteti në fushë si dhe spektakli në tribuna, por fatkeqësisht edhe ky derbi do të zhvillohet me vetëm njërën tifozëri, kësaj radhe vendase.

Drita ka dhënë arsyen se për shkak të situatës në vendin tonë dhe për arsyeje se stadiumi nuk i plotëson kushtet është vendosur që kjo ndeshje të zhvillohet në Lipjan dhe vetëm me njërën tifozëri.

Kjo sfidë do të zhvillohet me fillim nga ora 15:00 me Dritën që po kërkon fitoren e tretë radhazi, derisa Gjilani synon që mos të mposhtet në derbin lokal.

Derbin lokal mes Dritës dhe Gjilanit do ta gjykojë Erdal Zasella me ndihmësit Fatmir Sekiraqa e Altin Zhegrova, derisa në VAR janë dyshja Mentor Ajeti dhe Enis Bejtullahu.

Dueli tjetër i ditës së sotme do të zhvillohet në stadiumin ’18 qershori’ në Klinë ku Dukagjini pret Feronikelin ’74.

Klinasit nuk dinë për humbje në pesë ndeshjet e fundit duke marrë një fitore e katër barazime dhe synojnë që të vazhdojnë serinë pozitive.

Në anën tjerë 74-shi pas disfatës nga Drita në mesjavë kërkojnë të rikthehen te rezultatet pozitive. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
Festimi i veçantë i Rudiger: 70 metra sprint në stilin e tij!

Festimi i veçantë i Rudiger: 70 metra sprint në stilin e tij!

Liga e Kampionëve
Tifozët assesi të pajtohen me atë që Henry ka thënë për Mbappen

Tifozët assesi të pajtohen me atë që Henry ka thënë për Mbappen

Liga e Kampionëve
Ancelotti: Ankesat e Bayernit? Në rregull, ankohemi edhe ne për golin e Nachos

Ancelotti: Ankesat e Bayernit? Në rregull, ankohemi edhe ne për golin e Nachos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori