Gjendet pa shenja jete një person nga familjarët në Gjilan, dyshohet për vetëvrasje


Një person nga familjarët është gjetur pa shenja jete.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjtenr rreth orës 16:55, në Gjilan.
Tutje bëhet e ditur se njësit relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës.
Ndërkaq, rasti është cilësuar si “vetëvrasje”.
“Gjilan 16.07.2026 – 16:55. Nga familjarët viktima mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete. Njësit relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
1 orë më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




































