Inspektohen 29 auto-parkingje për shmangie nga tatimi në Gjakovë, evidentohen shkelje të ndryshme


Njësitë policore në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), Inspektoratin e Punës dhe në koordinim me Prokurorinë Themelore, kanë zhvilluar një aksion inspektues në 29 auto-parkingje në territorin e Gjakovës.
Sipas raportit 24-orësh, qëllimi i aksionit ishte parandalimi, zbulimi dhe hetimi i veprës penale "Shmangie nga tatimi".
Gjatë inspektimeve janë evidentuar shkelje të ndryshme, për të cilat kanë ndërmarrë veprime agjencitë kompetente ligjzbatuese, në përputhje me përgjegjësitë e tyre.
Policia e Kosovës do të vazhdojë procedurat hetimore dhe veprimet e mëtejshme ligjore lidhur me dyshimet për veprën penale "Shmangie nga tatimi". /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
1 orë më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




































