LAJMI I FUNDIT:

Skuadrat e mëdha italiane po e monitorojnë situatën e Gnontos

Skuadrat e mëdha italiane po e monitorojnë situatën e Gnontos

Wilfreid Gnonto po kalon vitin e tij të parë në Angli si lojtar i skuadrës Leeds United.

Reklama

Sumluesi i talentuar italian iu bashkua anglezëve në verën e vitit të kaluar nga Zurich për shifrën e 4,5 milionë eurove.

Por paraqitjet e mira në Angli kanë bërë që top klubet italiane të kthejnë sytë dhe ta përcjellin situatën e italianit në Ishull.

19-vjeçari ka zhvilluar 20 ndeshje me Leedsin mes kampionatit dhe Kupës, ku ka shënuar katër gola dhe ka asistuar në tre të tjerë.

Juventus, Roma, Milan, Napoli dhe Atalanta janë skuadrat italiane që po e monitorojnë ecurinë e talentit në Ligën Premier.

E ardhmja e ndritur e kombëtares italiane, ndaj Shqipërisë ishin të grumbulluar 13 futbollistë nën moshën 23 vjeçare
Lexo po ashtu E ardhmja e ndritur e kombëtares italiane, ndaj Shqipërisë ishin të grumbulluar 13 futbollistë nën moshën 23 vjeçare

Calciomercato ka raportuar se gjatë afatit kalimtar veror pritet që klubet italiane të nisin ofertat në drejtim të Leeds për anësorin këmbëshpejtë.

Leeds e vlerëson shumë yllin e tyre, por në rast se do ta humbasin statusin e skuadrës elitare në Angli, do të detyrohen ta shesin.

Gjithmonë sipas mediumit italian, Leeds synon që nga shitja e tij të fitoj mbi 30 milionë euro. /Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Arbnor Muja i reagon Alain Giresses në lidhje me ftesën për ndeshjet e qershorit

Arbnor Muja i reagon Alain Giresses në lidhje me ftesën për ndeshjet e qershorit

Përfaqësuesja e Kosovës
Eden Hazard nuk do të pensionohet nga futbolli, ka gjetur klubin e ri

Eden Hazard nuk do të pensionohet nga futbolli, ka gjetur klubin e ri

Ligat tjera
Sa para do të arkëtojë Manchester City nëse e fiton Ligën e Kampionëve nesër mbrëma

Sa para do të arkëtojë Manchester City nëse e fiton Ligën e Kampionëve nesër mbrëma

Liga e Kampionëve
Football Benchmark: Këto janë dhjetë klubet më të vlefshme në botë, Man City rrëzon nga froni Real Madridin

Football Benchmark: Këto janë dhjetë klubet më të vlefshme në botë, Man City rrëzon nga froni Real Madridin

Ndërkombëtare
Presidenti i Milanit tregon pse u shkarkua Maldini: Nuk kemi më nevojë për të

Presidenti i Milanit tregon pse u shkarkua Maldini: Nuk kemi më nevojë për të

Serie A
Liga Premier do të bëjë një ndryshim të madh në VAR sezonin e ardhshëm

Liga Premier do të bëjë një ndryshim të madh në VAR sezonin e ardhshëm

Premier League
Kalo në kategori