LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora përlotet në spektaklin “The Masked Singer”

Rita Ora përlotet në spektaklin “The Masked Singer”
Foto: ITV

Anëtarja e jurisë në spektaklin “The Masked Singer”, Rita Ora, lufton për të mbajtur lotët gjatë një performance shumë emocionale në shfaqjen që do të transmetohet të shtunën.

Ylli i këngës mbetet pa fjalë ndërsa shfaqet mjaft e prekur nga konkursi i këndimit, kur në skenë u shfaq një maskotë e piranjës, prapa së cilës sigurisht fshihet një yll i famshëm – dhe që juria janë të detyruar ta gjejnë se kush është, shkruan The Sun.


Rita, e cila dukej jashtëzakonisht glamouroze, teksa u pa duke u përballur me lotët ndërsa kishte zgjedhur një pamje të veçantë me makijazh sysh të zbukuruar me bizhuteri që përshtateshin me fustanin e saj të mahnitshëm.

Foto: ITV

Pas dëgjimit të interpretimit të një kënge të Harry Nilson, “Can’t Live If Living Is Without You” nga ylli misterioz i fshehur pas maskotës, Rita mbeti thuajse pa fjalë. Kur u pyet nga prezantuesi i shfaqjes për mendimet e saj, Rita tha: “Wow! Ishte kaq bukur, po lotoj! Vërtet nuk mund ta besoj që po qaj për një Piranjë”.

David Beckham, Rita Ora dhe Robbie Williams kritikohen pasi nuk kanë bërë asnjë reagim për luftën Izrael-Palestinë si ambasadorë të UNICEF
Lexo po ashtu David Beckham, Rita Ora dhe Robbie Williams kritikohen pasi nuk kanë bërë asnjë reagim për luftën Izrael-Palestinë si ambasadorë të UNICEF

Kolegët e saj në juri qeshën me situatën e pazakontë, ndërsa Jonathan Ross bëri shaka duke thënë: “Epo, ti je alergjike ndaj peshkut!”. Me vetëm dy rrethe të mbetura deri në fund të konkursit, konkurrenca është në pikën më të lartë, me këngëtarët misterioz që bëjnë çdo gjë të mundur për të kaluar në finalen e madhe.

Duke u bashkuar me Ritën dhe kolegët e saj të jurisë – Jonathan, Davina McCall, Mo Gilligan – do të jetë edhe mbretëresha e emisioneve të mëngjesit, Lorraine Kelly. Lorraine do të rikthehet si gjykatëse mysafire për të vlerësuar konkurrentët e mbetur.

Foto: ITV

Deri më tani, fansat kanë spekuluar mbi identitetin e personit që fshihet pas maskës së Piranjas. Shumë prej tyre mendojnë se Piranja është Danny Jones nga McFly. Ata argumentojnë se e kanë “zbuluar” atë falë disa detajeve, si për shembull gruaja e tij që ka qenë ‘Miss Anglia’, albumi i McFly “Motion in the Ocean”, dhe fakti që ai këndoi një këngë të Michael Bolton duke i referuar qytetit Bolton nga është Danny.

Emisioni "The Masked Singer" është detyruar ta heqë nga transmetimi një gafë të Rita Orës, e cila ka menduar se Muhammad Ali është gjallë dhe në konkurrim
Lexo po ashtu Emisioni "The Masked Singer" është detyruar ta heqë nga transmetimi një gafë të Rita Orës, e cila ka menduar se Muhammad Ali është gjallë dhe në konkurrim

Grupi gjithashtu ka performuar në “Royal Albert Hall” dhe ka fituar një “Brit Award”, ndërsa numri 3000 në videotransmetim mund të jetë referencë për grupin Busted, të cilët patën sukses të madh me këngën “Year 3000”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Adelina Ismaili shfaqet me veshje kombëtare në emisionin e saj, teksa interpreton live këngën

Adelina Ismaili shfaqet me veshje kombëtare në emisionin e saj, teksa interpreton live këngën "Me gojë hapur ka mbetur Serbia"

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Rita Ora duket mbresëlënëse në të kuqe, ndërsa shoqërohet nga bashkëshorti dhe motra e saj në New York

Rita Ora duket mbresëlënëse në të kuqe, ndërsa shoqërohet nga bashkëshorti dhe motra e saj në New York

Magazina
Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Magazina
Kylie Jenner shfaq barkun në një bluzë të ngushtë, në imazhet e reja për veshjet “Khy”

Kylie Jenner shfaq barkun në një bluzë të ngushtë, në imazhet e reja për veshjet “Khy”

Magazina
Kalo në kategori