LAJMI I FUNDIT:

David Beckham, Rita Ora dhe Robbie Williams kritikohen pasi nuk kanë bërë asnjë reagim për luftën Izrael-Palestinë si ambasadorë të UNICEF

David Beckham, Rita Ora dhe Robbie Williams kritikohen pasi nuk kanë bërë asnjë reagim për luftën Izrael-Palestinë si ambasadorë të UNICEF

Jo të gjithë artistët ambasadorë të UNICEF-it kanë shprehur publikisht mbështetjen ndaj thirrjeve humanitare për paqe.

David Beckham, i cili ka 86.7 milion ndjekës në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, nuk ka mbështetur thirrjet për armëpushim në rrjetet sociale, shkruan The Mirror.


Ai dhe bashkëshortja e tij, Victoria Beckham, dhuruan një milion funte në një apel të UNICEF-ut për të mbështetur fëmijët ukrainas të prekur nga konflikti i tmerrshëm me Rusinë. Megjithatë, kur bëhet fjalë për Lindjen e Mesme, Beckham – i cili ishte ambasador i Kampionatit Botëror 2022 në Katar – ka qenë më pak i qartë në lidhje me qëndrimin e tij rreth vuajtjeve të popullit palestinez.

David Beckham, ambasador i UNICEF (Foto: ICC via Getty Images)

Në nëntor, ndërsa ndante me ndjekësit postime në lidhje me një vizitë në Indi me UNICEF-in, ai u përmbyt me komente nga ndjekësit që e kërkonin të fliste për Gazën, por deri më tani ai ka mbetur i heshtur për konfliktin pas lutjeve të ndjekësve të tij.

Rita Ora shkëlqen përkrah bashkëshortin në mbrëmjen vjetore përmbyllëse të UNICEF-it
Lexo po ashtu Rita Ora shkëlqen përkrah bashkëshortin në mbrëmjen vjetore përmbyllëse të UNICEF-it

Robbie Williams gjithashtu nuk ka ndarë asnjë postim të përhershëm nga UNICEF UK në lidhje me Palestinën apo Izraelin përmes rrjeteve të tij sociale. Ky këngëtar, i cili është truri që gjendet pas aktivitetit ‘Soccer Aid’ për UNICEF, ndau me ndjekësit një postim në Facebook në lidhje me UNICEF dhe thirrjen e tij për Libinë në shtator.

Robbie Williaams (Foto: UNICEF)

Williams, i cili ka mbështetur UNICEF UK që nga viti 1998 dhe ishte instrumental në nisjen e Soccer Aid në Mbretërinë e Bashkuar në 2006, u kritikua në 2022 për performancën e tij në një ndeshje Soccer Aid, e cila synonte të ndihmonte viktimat e luftës në Ukrainë, ndërsa më parë kishte përfituar nga oligarkët rusë.

Rita Ora dhe bashkëshorti i saj Taika Waititi nënshkruan letrën #NoHostageLeftBehind në tetor, e cila i bënte thirrje Presidentit amerikan Joe Biden të sigurojë kthimin në shtëpi të izraelitëve të marrë peng nga Hamasi më 7 tetor – organizata ushtarake që qeveris Rripin e Gazës të territoreve palestineze të okupuar nga Izraeli.

Rita Ora, ambasadore e UNICEF (Foto: Getty Images for Luisa Via Roma)

Ambasadorja e UNICEF UK, e cila ka mbështetur organizatën që nga viti 2013, deri më tani nuk ka nënshkruar asnjë letër të hapur që bën thirrje për armëpushim, as nuk ka ndarë ndonjë postim në lidhje me apelin “Mbrojtja e Fëmijëve në krizën e Gazës” me 16.1 milionë ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.

UNICEF UK ka 25 ambasadorë britanikë të shënuar si mbështetës të lartë në faqen e saj në internet, përveç David Beckham, Orlando Bloom, Vanessa Redgrave dhe Muzoon Almellehan, të cilët veprojnë si ambasadorë të mirëqenies, por gati gjysma e mbështetësve të lartë të organizatës nuk kanë ndarë një postim nga UNICEF UK me miliona ndjekësit e tyre në lidhje me apelin aktual kryesor të organizatës. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Magazina

"Ai ishte shumë perfekt për mua", Kaka reagon pasi ish-gruaja tregoi arsyen e çuditshme që u nda nga ai

Magazina

"Jam duke qarë", Kejvina befason të gjithë me komentin që i bëri Luizit dhe Kiarës

Magazina
Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Magazina
Luizi dhe Kiara shënojnë një rekord të jashtëzakonshëm pasi njoftuan lindjen e vajzës së tyre

Luizi dhe Kiara shënojnë një rekord të jashtëzakonshëm pasi njoftuan lindjen e vajzës së tyre

Magazina
Banori i ri interesohet për vajzat e shtëpisë, Françeska: Edhe njëherë, unë jam e martuar

Banori i ri interesohet për vajzat e shtëpisë, Françeska: Edhe njëherë, unë jam e martuar

Magazina
Kalo në kategori