Feronikeli ’74 nuk ka arritur më shumë se një pikë në kuadër të xhiros së 13-të përballë Malishevës, duke luajtur baras 0-0.
Vendasit patën më shumë nga loja duke krijuar raste të mira shënimi, por pa sukses.
Madje në minutën e fundit të pjesës së parë, Jakup Berisha i vendasve humbi edhe penalltinë.
Trajneri i Feronikelit ’74, Xhengis Rexhepi ka thënë pas ndeshjes se skuadra e tij ishte shumë më e mirë në fushë dhe është i lumtur me lojën e treguar nga futbollistët e tij.
“Skuadra më e mirë në fushë sot ishte Feronikeli 74. Kemi humbur penalltinë si zakon që e kemi. Thjeshtë, skuadra ka bërë krejt çka duhet të bëj”.
“Problemi i dytë është që kundër Malishevës kemi thënë se duhet pasur kujdes sepse ka lojtarë të shpejtë dhe këtë e kemi analizuar mirë. I kemi mbuluar mirë kundërshtarët duke i dyfishuar. Tjetër rrezik nga Malisheva nuk ka pasur”.
“Por, në futboll është se nëse nuk mund ta fitosh ndeshjen, nuk duhet të humbësh. Nuk patëm nevojë të rrezikonim më shumë. Nga loja e treguar jam i kënaqur. Humbëm shumë raste, por dolëm në shumë raste”, ka thënë Rexhepi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mesazhi fantastik i yllit të Man United pasi Kroos njoftoi për pensionim nga futbolli
Haaland zbulon se kur e kuptuan që do ta fitonin Ligën Premier edhe pse gara për titull ishte e hapur
Oleksandr Usyk pezullohet përkohësisht nga boksi pas duelit brutal me Tyson Furyn
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251