LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi projekton transferimin e Julian Brandt

Real Madridi projekton transferimin e Julian Brandt

Anësori i Borussia Dortmundit është shënjestra më e re e Real Madridi për afatin kalimtar të kësaj vere.

Los Blancos duan të transferojnë 24-vjeçarin që disa sezon po tregon formë të lartë, por që duhet paguar 60 milionë euro.


Brandt ka kontribuar në këtë edicion me shtatë gola dhe tetë asistime në 33 paraqitje për Dortmundin.

Gjermani cilësohet si njëri ndër talentët më të mëdhenj në vendlindjen e tij dhe madrilenët janë duke e shikuar lojën e tij nga afër.

Në garë për të thuhet se janë edhe Bayern Munich, Schalke dhe Liverpooli, mirëpo e gjitha do të varet nga dëshira e lojtarit se ku dëshiron të luajë.

Dortmundi nuk dëshiron më të shesë lojtar te rivalët e tyre për titull, andaj Brandt mund të kalojë në Spanjë apo Angli. /Telegrafi/