LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi njofton se Marcelo do të largohet

Real Madridi njofton se Marcelo do të largohet

25 tituj dhe 16 sezone, Marcelo do t’i thotë zyrtarisht lamtumirë asaj që ka qenë shtëpia e tij që nga viti 2006.

Një mbrojtës i majtë premtues me flokë të rruar erdhi nga Fluminense në moshën 18-vjeçare dhe u etiketua si “zëvendësuesi i Roberto Carlos”, nga presidenti i asja kohe Ramon Calderon.

Në moshën 34-vjeçare ai largohet nga Los Blancos si futbollisti më i suksesshëm në historinë e klubit, duke e kaluar këtë vit edhe një legjendë tjetër si Paco Gento dhe 24 titujt e tij.

Real Madridi sot ka konfirmuar se nderimi i merituar për brazilianin do të mbahet nesër (e hënën), në ora 13:00 në Valdebebas.

“Real Madrid CF njofton se nesër, e hënë, 13 qershor, në orën 13:00, në Real Madrid City do të zhvillohet një akt institucional nderimi dhe lamtumire për kapitenin tonë Marcelo, me praninë e presidentit tonë Florentino Perez”.

“Pas këtij akti, Marcelo do të dalë para mediave në sallën e shtypit te Real Madrid City”, thuhet në deklaratën e klubit.

Marcelo largohet si lojtari i huaji i dytë me më shumë ndeshje në historinë e Real Madridit (545, i pari Karim Benzema me 605). Ai ka shënuar 38 gola dhe ka shpërndarë 103 asistime.

Marcelo me Real Madridin ka fituar gjashtë tituj kampioni, pesë Liga të Kampionëve, katër herë kampion i Kupës së Botës për Klube, tre Superkupa Evropiane, pesë Superkupa Spanjolle, dy Kupa të Mbretit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

Bundesliga
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

La Liga
Kalo në kategori