LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi ka siguruar të ardhmen, gjashtë lojtarë tani janë me klauzolë lirimi prej 1 miliard eurosh

Real Madridi ka siguruar të ardhmen, gjashtë lojtarë tani janë me klauzolë lirimi prej 1 miliard eurosh

Zyra e rinovimeve të Real Madridit ka qenë shumë e zënë gjatë javëve të fundit, duke siguruar zgjatje të kontratave me disa lojtarë kyç.

Klubi mbretëror ka kryer katër rinovime të mëdha brenda javës, duke nënshkruar kontrata shumëvjeçare me lojtarët kryesor të ekipit.


Vinicius Junior, Rodrygo Goes, Eduardo Camavinga dhe së fundmi Federico Valverde janë lojtarët që u blinduan nga drejtuesit e Los Blancos.

Zyrtare: Real Madridi blindon Vinicius Jr me kontratë të re dhe klauzolë marramendëse
Lexo po ashtu Zyrtare: Real Madridi blindon Vinicius Jr me kontratë të re dhe klauzolë marramendëse

Megjithatë, përveç kontratave shumëvjeçare dhe me kushte te përmirësuar, drejtuesit e Real Madridit menduan edhe për një detaj tjetër.

Për të mbajtur këta lojtarë në Santiago Bernabeu, në marrëveshjet e tyre janë futur klauzola marramendëse prej një miliardë eurosh.

Këta katër lojtarë i bashkohet dy yjeve tjera si Jude Bellingham, i cili u transferua këtë verë dhe Aurelien Tchouameni që ka rinovuar më herët.

Interesantja tjetër e gjithë kësaj është se të gjithë këta lojtarë janë të rinj, ku më i vjetri është Valverde, vetëm 25 vjeç.

Zyrtare: Real Madridi rinovon kontratën e Valverdes, i vendos klauzolë marramendëse
Lexo po ashtu Zyrtare: Real Madridi rinovon kontratën e Valverdes, i vendos klauzolë marramendëse

Këtu janë gjashtë lojtarët me një klauzolë lirimi prej 1 miliardë euro tani:

1.Jude Bellingham (2029)

2.Vinicius Junior (2027)

3.Rodrygo Goes (2028)

4.Federico Valverde (2029)

5.Eduardo Camavinga (2029)

6.Aurelien Tchouameni (2028)

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve

"Orari është totalisht i çmendur, kjo që na bëjnë është krim" - Klopp shpërthen ndaj transmetuesve televiziv

Premier League
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Kalo në kategori