LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Real Madridi rinovon kontratën e Valverdes, i vendos klauzolë marramendëse

Zyrtare: Real Madridi rinovon kontratën e Valverdes, i vendos klauzolë marramendëse

Real Madridi ka konfirmuar zyrtarisht rinovimin e kontratës me mesfushorin uruguaian, Federico Valverde.

Los Blancos kanë vazhduar me rinovimin e kontratave të yjeve të ekipit, duke nënshkruar kontratë të re edhe me lojtarin e katërt brenda javës.


Pas Vinicius Junior, Rodrygo Goes dhe Edouardo Camavinga, tani radha ishte për yllin uruguaian, Valverde.

Klubi mbretëror ka konfirmuar sot (e enjte) gjatë ditës se ka rinovuar kontratën e Valverdes edhe për gjashtë vite.

“Real Madrid CF dhe Fede Valverde kanë rënë dakord për të vazhduar kontratën e lojtarit, i cili mbetet i lidhur me klubin deri më 30 qershor 2029”, thuhet në njoftim.

Përveç kësaj, eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano raporton se Real Madridi i ka vendosur brazilianit një klauzolë prej 1 miliard eurosh, ashtu sikurse edhe tre lojtarëve tjerë.

Ndryshe, Valverde mbërriti në Real Madrid në korrik 2016, kur ishte vetëm 18 vjeç. Në gjashtë sezonet e tij duke mbrojtur fanellën e ekipit të parë, ai tashmë është një nga mesfushorët më të mirë në botë.

Ai ka luajtur 220 ndeshje, në të cilat ka shënuar 19 gola dhe ka fituar 9 tituj, ndër ta: Ligën e Kampionëve, 2 Kupa të Botës për Klube, 1 Superkupë Evropiane, 2 Liga, 1 Copa del Rey dhe 2 Superkupa Spanjolle. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Serie A
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori