LAJMI I FUNDIT:

Real Madrid – Barcelona: Fitoret më të mëdha, top golashënuesit dhe yjet që shkëlqyen në historinë e El Clasicos

Real Madrid – Barcelona: Fitoret më të mëdha, top golashënuesit dhe yjet që shkëlqyen në historinë e El Clasicos

Nga Di Stefano te Cruyff, e deri te Messi dhe Ronaldo në ditët e sotme – Real Madrid vs Barcelona është rivaliteti i jashtëzakonshëm që përmbushë emocionalisht secilin adhurues të futbollit.

Kapitulli i ri i një prej rivaliteteve më të flakta dhe më të dekoruara të futbollit evropian do të shkruhet kru Reali të vizitojë Camp Noun për duelin ndaj Barcelonës në parg të festave të fundvitit.


Reali është kampioni aktual i Spanjës dhe i Evropës, por Barcelona po rrezikon vazhdimin e dominimit të mbretërve në nivel kombëtar, duke qëndruar në distancë të admirueshme në krye të La Ligas.

Neymar mund të jetë larguar nga skena e El Clasicos, teksa problemet fizike dhe të formës shqetësojnë Karim Benzeman e Gareth Balen, por Messi e Ronaldo janë të destinuar që të vazhdojnë betejën e tyre epike për supremaci si futbollistët më të mirë të planetit.

Bosi i Barcelonës, Ernesto Valverde, pësoi humbje të njëpasnjëshme ndaj REal Madridit në hapje të sezonit për Superkupën e Spanjësd he e di shumë mirë se historia e këtij rivaliteti të përgjakshëm është i mbushur me plot batica, e zbatica.

Messi për majen e tabelës

Në mesin e aradhës së top golashënuesve më të mrië në histori, Messi qëndron në maje si top golashënues. ARgjentinasi merkurial ka 24 gola në 36 paraqitje me 16 gola të shënuar në La Liga.

Nëse Ronaldo shënon të shtunën, ai do të barazohet me Alfredo Di Stefanon në vendin e dytë me 18 gola të shënuar në El Clasico. Di Stefano është larg prej Ronaldos në golat e shënuar në La Liga me 14 të tillë, teksa portugezi nëntë prej 17 golave të tij në El Clasico i ka realizuar në Superkupë dhe Copa del Rey.

Tjetri në radhë është Raul (15), kurse dy heronjtë tjerë të Realit, Francisco Gento dhe Ferenc Puskas kanë nga 14 përkrah Cesarit të Barcelonës.

Ecuritë më të gjata të fitoreve dhe përballjet kokë më kokë

Real Madridi ka fituar pesë tituj rresht të La Ligas në fillim të viteve 60 dhe ka ecurinë më të gjatë të fitoreve ndaj Barcelonës në këtë periudhë.

Mes prillit të vitit 1962 dhe shkurtiit 1965, Los Blancos fituan shtatë El Clasico rresht. Barca ishte afër të barazonte këtë seri kur Guardiola fitoi secilën prej 5 El Clasicove të para si trajner i Real Madridit.

Rekordi kokë më kokë në këtë rivalitet është në mënyrë të pabesueshme i përafërt, me Realin që ka 95 fitore, Barcelona 92 fitore, teksa të dy këto skuadra janë pajtuar me barazim në 49 ndeshje.

‘Cinco – Zero’ dhe fitoret më të mëdha

Një pjesë e rëndësishme e historikut të El Clascios, sidomos për tifozët e Barcelonës, është e formësuar nga fitoret prej 5-0.

Ata fituani me këtë margjinë në vitin 1935 dhe 1945, por ‘Cinco – Zero’ më i famshëm erdhi në Santiago Bernabeu në shkurt të vitit 1974, kur mjeshtri holandez, Johan Cruyff, inspiroi një demolim seizmik të Realit në fushën e vet.

Si trajner i Barcës, Curyff e udhëhoqi “Ekipin e tij të Ëndrrave” drejt një fitore prej 5-0 në El Clasico në Camp Nou në vitin 1994, edhe pse Reali u përgjigj me një tjetër 5-0 12 muaj më vonë.

Simbolika nuk ka qenë e vështirë të vërehet kur pasardhësi i Cruyff, Guardiola, inspiroi një shkatërrim 5-0 të Realit në Camp Nou ndaj Mourinhos në nëntor të vitit 2010.

Barca dy herë ka arritur të fitojë me margjinë të njëjtë, por me më shumë gola të shënuar, duke fituar 7-2 në La Liga në vitin 1950 dhe 6-1 në Kupë shtatë vjet më vonë.

Reali vazhdon të ketë dy fitoret më të mëdha të shkruara në librat e historisë, fitorja 11-2 në qershor 1943 dhe fitorja 8-2 në shkurt të vitit 1935.

Kalimi i ndarjeve

Organizatori Michael Laudrup festoi për të dyja skuadrat me rezutlat 5-0 në dy derbit në vitin 1990, pasi ai u largua nga Barca te Reali në vitin 1994.

Pritja e nxehtë si Laudrupit ju rezervua edhe Luis Figos kur ai kaloi nga Katalunia në kryeqytet në vitin 2000 për një transfer rekord për atë kohë e rezultoi me një kokë të një derri që u hodh në drejtim të anësorit portugez në Camp Nou.

Luis Enrique ishte bashkëlojtar i Laudrupit në Bernabeu, por kaloi te Barca në vitin 1996 ku kaloi kohë të gjatë si lojtar dhe që ja rezervoi atij më vonë një vend në histori si trajner i Barcelonës.

/Telegrafi/