LAJMI I FUNDIT:

Reagimi i Ronaldos në momentin e zëvendësimit dhe sqarimi i Pirlos

Reagimi i Ronaldos në momentin e zëvendësimit dhe sqarimi i Pirlos
(Foto: Screenshot/IBRM/YouTube)

Cristiano Ronaldo ishte sërish në qendër të vëmendjes në derbin e rivalëve Inter dhe Juventus në kuadër të Kupës së Italisë.

Superylli i Zonjës së Vjetër shënoi dy gola në fitoren e skuadrës së tij (2-1) në ndeshjen e parë gjysmëfinale që u zhvillua në Giuseppe Meazza.


Andrea Pirlo e zëvendësoi futbollistin kryesor në minutën e 76-të (duke inkuadruar në lojë Alvaro Moratan) dhe kjo natyrisht se nuk i pëlqeu portugezit. Megjithatë, pasi u ul në bankë, ai u qetësua dhe filloi t’u jepte instruksione bashkëlojtarëve.

Duke qenë se Juve ka një orar të ngjeshur në muajin shkurt, trajneri vendosi t’i jepte disa minuta pushim futbollistit që të premten (5 shkurt) mbush 36 vjet.

Notat e lojtarëve, Inter 1-2 Juventus: Ronaldo ‘mbret’ i mbrëmjes
Lexo po ashtu Notat e lojtarëve, Inter 1-2 Juventus: Ronaldo ‘mbret’ i mbrëmjes

“E kuptoj se Ronaldo nuk ishte i kënaqur që u zëvendësua, mirëpo duhej të pushonte për ndeshjen e ardhshme në Serie A, madje edhe pse vetëm pak minuta”.

“Ai iu përgjigj në mënyrën më të mirë të mundshme kritikëve me atë që bëri në këtë ndeshje. Kemi një skuadër me shumë kampionë dhe duhet t’i shfrytëzojmë të gjithë”, ka deklaruar Pirlo për RAI Sport. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rio Ferdinand tregon haptas lojtarin i cili duhet të largohet nga Manchester United

Rio Ferdinand tregon haptas lojtarin i cili duhet të largohet nga Manchester United

Premier League
Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Premier League
Carlo Ancelotti ka marrë vendimin e madh për finalen e Ligës së Kampionëve

Carlo Ancelotti ka marrë vendimin e madh për finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks
Ish-bashkëlojtari paralajmëron ashpër Mbappen për ambientin tek Real Madridi

Ish-bashkëlojtari paralajmëron ashpër Mbappen për ambientin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Zbulohet mesazhi që Guardiola i ka çuar Rio Ferdinandit pasi fitoi titullin e katërt radhazi

Zbulohet mesazhi që Guardiola i ka çuar Rio Ferdinandit pasi fitoi titullin e katërt radhazi

Premier League
Kalo në kategori