LAJMI I FUNDIT:

Reagimi i Lirisë pas transferimit të Muriqit te Fenerbahce

Reagimi i Lirisë pas transferimit të Muriqit te Fenerbahce
Vedat Muriqi (Foto: Liria FC/Facebook)

Klubi prizrenas, Liria ka reaguar pas transferimit të sulmuesit të Kosovës, Vedat Muriqi te klubi i madh turk, Fenerbahce.


Muriqi ka qenë një futbollist i dalë nga akademia e klubit prizrenas, Liria.

Aty sulmuesi shtatlartë i Kosovës i kreu të gjitha grupmoshat e reja, ndërsa zhvilloi edhe disa ndeshje për ekipin e parë para transferimit të Shqipëri e pastaj në Turqi.

Prezantimi i veçantë i Vedat Muriqit te Fernerbahce, sulmuesi i Kosovës në rolin e moderatorit të lajmeve
Lexo po ashtu Prezantimi i veçantë i Vedat Muriqit te Fernerbahce, sulmuesi i Kosovës në rolin e moderatorit të lajmeve

Pas disa sezoneve të kaluara në Superligën e Shqipërisë, Muriqi u transferua në Ligën e Dytë të Turqisë dhe pas shkëlqimit aty u transferua në Superligën e Turqisë.

Sulmuesi i Kosovës do ta bartë fanellën me numër 94

Megjithatë, kulmi i karrierës së deritashme erdhi pas nënshkrimit me gjigantin turk, Fenerbahce, gjatë ditës së diel.

Ky transferim te Fenerbahce e ka bërë krenar skuadrën e tij të fëmijërisë, Lirinë, që ka thënë se ndihet krenar me këtë lëvizje të Muriqit.

Fjalët e para të Muriqit si lojtar i Fenerbahces: Jam krenar që më është plotësuar ëndrra e fëmijërisë, shpresoj të hyj në histori   
Lexo po ashtu Fjalët e para të Muriqit si lojtar i Fenerbahces: Jam krenar që më është plotësuar ëndrra e fëmijërisë, shpresoj të hyj në histori   

“Nënshkrimi i kontratës me njërën ndër klubet më me renome evropiane Fenerbahce duhet ti motivoj sa më shumë gjeneratat e reja që vetëm me punë mund të arrihen majat e futbollit evropian”.

“Ne si klub ndihemi krenar që ishe pjesë e jona. Urime dhe suksese Vedat Muriqi. Krenar me ty”, thuhet në postimin e Lirisë në Facebook. /Telegrafi/