LAJMI I FUNDIT:

Fjalët e para të Muriqit si lojtar i Fenerbahces: Jam krenar që më është plotësuar ëndrra e fëmijërisë, shpresoj të hyj në histori   

Fjalët e para të Muriqit si lojtar i Fenerbahces: Jam krenar që më është plotësuar ëndrra e fëmijërisë, shpresoj të hyj në histori   
Muriqi gjatë prezantimit

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi ka folur fjalët e para pas prezantimit të skuadra e tij e re, Fenerbahce.

Muriqi kompletoi transferimin e tij gjatë të dielës nga Rizespori te Fenerbahce për një shifër që mendohet të jetë katër milion euro.


Sot (e hënë) gjatë pasdites ka ardhur edhe prezantimi i Muriqit, i cili erdhi në një mënyrë të veçanti me sulmuesin e Kosovës i moderator lajmesh.

Prezantimi i veçantë i Vedat Muriqit te Fernerbahce, sulmuesi i Kosovës në rolin e moderatorit të lajmeve
Lexo po ashtu Prezantimi i veçantë i Vedat Muriqit te Fernerbahce, sulmuesi i Kosovës në rolin e moderatorit të lajmeve

Pas prezantimit kanë ardhur edhe fjalët e para të prizrenasit si lojtar i Fenerbahces, të cilin e cilësoi ëndërr fëmijërore dhe pret të hyjë në histori të klubit.

Muriqi gjatë prezantimit

“Mirëdita, jam i lumtur që jam bërë pjesë e familjes më të madhe turke”, ka thënë fillimisht Muriqi pas prezantimit.

“Jam krenar që ëndrra fëmijërore më është plotësuar më në fund”.

Sulmuesi i Kosovës në zhveshtoret e Fenerbahces

“Besoj se do t’i shpërblej tifozët dhe emrin tim do ta shënoj në librin e historisë së klubit”.

“Besoj se me lojën time, golat e mi, do ta arsyetoj ardhjen time këtu. Dhe do t’i gëzoj tifozët tanë të mrekullueshëm”

“Kam marrë shumë mesazhe përkrahëse nga tifozët e ekipit, të cilat më kanë bërë të lumtur”.

“Shpresoj se në këtë vit të shënuar për klubin do t’ia arrijmë qëllimit dhe do të shpallemi kampion”:

“Synimet e mia janë që të jem një lojtar që i përshtatet karakterit të ekipit. Të jem një futbollist i vërtet për ekipin”.

“Shpresoj që me angazhimin dhe golat e mi do të ndihmoj arritjen e synimeve të ekipit”.

Kur ëndrra të bëhet realitet: Muriqi dikur bënte tifo për klubin turk, sot u zyrtarizua te Fenerbahce
Lexo po ashtu Kur ëndrra të bëhet realitet: Muriqi dikur bënte tifo për klubin turk, sot u zyrtarizua te Fenerbahce

“I ftoj të gjithë të na bashkohen në sukseset dhe titujt në vitet e ardhshme të Fenerbahces”, përfundoi ylli i Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga
Kalo në kategori